InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Elona Caslli: Për ty që më sheh nga shtëpia

21 Qershor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Elona Caslli: Për ty që më sheh nga shtëpia

Për ty që çdo ditë më sheh nga shtëpia, për ty që ndodhesh para atij ekrani të vogël çdo mbrëmje, për ty që dilemat të kanë pushtuar prej kohësh, ty nga Sheshi i Teatrit Kombëtar dua të t’i them dy fjalë. E di se ndihesh i turbullt dhe i çoroditur. Ashtu ndihem edhe unë.

Mos harro se jetoj në të njëjtin qytet me ty, përshkoj të njëjtën rrugë dhe i përjetoj njësoj si ti ngjarjet e papërsëritshme të këtij vendi. E di se çdo herë që përballesh me imazhin e atyre që nuk na përfaqësojnë në Parlamentin Shqiptar , mendon se ata nuk janë gjë tjetër veçse një Vëllazëri Vesi . E mendoj edhe unë. E di se brenda mendjes tënde vërtitet ideja për t’u larguar nga ky vend.

Për të bërë gati valixhet, për t’u përshëndetur me ata pak njerëz që vërtet i ke përzemër dhe për të mos u rikthyer më kurrë. E njëjta ide vërtitet edhe në mendjen time. E di se shpeshherë shumë e gjatë të duket dita dhe veçse një çast i shkurtër nata. Edhe mua hera-herës ashtu më duket. E di se që kur ke filluar të gërmëzosh fjalët e para, që kur ke filluar të hedhësh hapat e parë, që kur ke filluar të lexosh , të vraposh dhe madje edhe të dashurosh , e ke dëgjuar shpesh këtë fjali të mërzitshme që duket se ka zënë rrënjë thellë në ndërgjegjien e këtij kombi- Ne e meritojmë fatin e keq.

Por vallë pse e meritokemi fatin e keq?! Mos vallë kemi lidhur kontratë me Jetën për të jetuar keq, për t’u qeverisur keq e së fundmi për t’u ndierë keq?! Nuk jemi Populli më i mirë në Botë, por nuk jemi as Populli më i keq në Botë. Jemi të zhgënjyer dhe për fat të keq edhe të bindur se e Mira nuk na përket. E di se pyet veten se ç’mund të bëjë një njeri më shumë ose më pak në këtë shesh?! E pyes edhe unë veten.

Por a nuk beson ti se ka ardhur koha të rritemi?! Dhe të rritesh do të thotë të mos i zhvendosësh përgjegjësitë e tua tek dikush tjetër. Të rritesh do të thotë mos të lejosh dikë ta marrë të mirëqenë lirinë tënde, fjalën tënde, pronën tënde, dinjitetin tënd dhe së fundmi edhe votën tënde. Të rritesh do të thotë të protestosh përmes fjalës dhe kurrë përmes dhunës. Të protestosh përmes ligjit dhe jo përmes dhunimit të Kushtetutës.

Të protestosh jo për të rrëzuar një Qeveri dhe për të ngritur një tjetër në fuqi ,por për t’i përcjellë një mesazh të vonuar kujtdo që është apo do të vijë në pushtet: Shqipëria nuk i përket vetëm një Shqiptari, Shqipëria u përket të gjithë Shqiptarëve. Unë mund të bëj gjithçka për ty, por nuk mund të protestoj në emrin tënd.

Prania jote është protesta jote dhe besomë kur të them se ka gjasa që Mungesa jote të ndihet më shumë se Prania e kujtdo tjetër. Të pres sonte tek Kryeministria në orën 20.00.

Elona Caslli

Të Lidhura

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”
Aktualitet

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”

5 Gusht, 2026

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026

Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve
Aktualitet

Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve

2 Gusht, 2026

Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”
Aktualitet

Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”

1 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com