Një vendim politik kundër Kandidatëve Demokristianë për Këshilltar ne Bashkinë e Lezhës. Komisioni Politik Qëndror i Zgjedhjeve skualifikoi me nje vendim te padrejte listen e këshilltarëve demokristiane per Bashkine e Lezhes me arsyetimin se ” Renditja e kandidatëve në listë nuk eshte nje mashkull e nje femer.
Askush nga KQZ nuk i njoftoi demokristianet Lezhiane per te korigjuar kete parregullsi, askush nga KQZ nuk njoftoi zyrtarisht e konforme ligjit Seline Qendrore te ADK ne Tiranë, askush nuk njoftoi Kryetarin e Partise, por me lehtesine me te madhe moren vendim per ti skualifikuar me 22 Maj. Menjëherë sapo e mesuam vendimin ne rruge private, të nesërmen me 23 Maj, depozituam ne protokoll te KQZ listen e ndryshuar me renditjen e kerkuar.
Komisioni Politik Qendror Zgjedhor nuk e mori ne konsiderare dhe na rekomandoi ti drejtohemi Kolegjit Zgjedhor. Partia Aleanca Demokristiane menjëherë depozitoi ankesen. Por…Kolegji Zgjedhor ( edhe ky Politik ) nuk mori ne konsideratë asnjë fakt te paraqitur nga ADK dhe la ne fuqi Vendimin Polik te KQZ. Demokristianet nuk do te votojne per kandidatet e tyre ne Bashkine e Lezhës. Politikë e mbrapsht. Organe qe drejtohen nga Politika.
A duhet te kemi besim tek Reforma ne Drejtësi ? Tek Vettingu ? A mos valle edhe OMN u shqiptarizua ? Po Reforma Zgjedhore pse nuk u krye para Zgjedhjeve Lokale ? A mbajne pergjegjesi serioze, për mos respektimin e Rezolutës së votuar nga 470 Eurodeputet e Parlamentit Evropian, Ambasadori i BE ne Shqiperi dhe Kryetari i rradhës i OSBE ne Tiranë. ??? Kur do të vijë dita që në Shqipëri të mos vendosi Politika, por të vendosi Ligji ? Ka një përgjigje: Kur të ndryshojë kjo klasë politike.