Në vitin 2014 gjigandi i teknologjisë Facebook, mori “përsipër” edhe aplikacionin Whatsapp. Disa muaj më parë në media u tha se në këtë aplikacion do të prezantoheshin reklama nga Facebook.
Së fundmi Samit i Marketingut të Facebook zbuloi disa detaje rreth asaj se çfarë do të ndodhë në vitin 2020, kur kompanitë dhe organizatat do të jenë në gjendje të fillojnë reklamat e tyre midis statuseve.
Vizualisht nuk do të ketë revolucion, thjesht do të shohim llogaritë e markave në mesin e kontakteve që kanë publikuar një përditësim. Ato do të zhduken pas shikimit të parë.
Kujtojmë që kompania Facebook përvetësoi aplikacionin WhatsApp në vitin 2014.











