InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nga, Elona Caslli: A jeni Ju i rrëfyeshëm Lartmadhëri?!

29 Maj, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Nga, Elona Caslli: A jeni Ju i rrëfyeshëm Lartmadhëri?!

-Kthimi i mendimit në gjuhë, ka qenë dhe mbetet, pa asnjë dyshim, aksioni më i madhërishëm i njeriut. –do të shprehej Ismail Kadare në librin e tij “ Mosmarrëveshja” dhe brenda “Mosmarrëveshjes” së Kadaresë do të përballeshim edhe me pyetjen kyçe të njerëzimit- A është e rrëfyeshme bota?!

A jeni Ju i rrëfyeshëm Lartmadhëri?!

A mund të rrëfehet një Kryeministër që deklaron se dorëheqja e tij është në përputhje të plotë me vullnetin e tij dhe jo me vullnetin e popullit që e ka zgjedhur?! Në botën e qytetëruar, do të mjaftonte vetëm kjo fjali, që një popull të ngrihej në këmbë dhe të kërkonte dorëheqjen e Kryeministrit në detyrë. A mund të rrëfehet një Kryeministër që Kushtetutën e vendit e trajton thjesht si një kalendar zgjedhjesh vendore?! Kushtetuta e vendit shkon përtej një date dhe përtej emrit të një Kryebashkiaku, Lartmadhëri. Mendimi juaj mund ta prekë Kushtetutën e vendit, por fjala juaj nuk e zotëron të drejtën morale për ta takuar Kushtetutën e vendit, për sa kohë keni krijuar ligje të posaçme që bien ndesh me këtë Kushtetutë dhe keni urdhëruar votimin e këtyre ligjeve.

A mund të rrëfehet një Kryeministër që Djegien e Mandatave nga Opozita e quan akt dëshpërimi?!

Le të ndalemi për një çast tek ky akt Lartmadhëri, të cilin ju e quani “premierë” në historinë e parlamentit. Krijimtaria juaj e përveçme Lartmadhëri prodhoi Ligjin e posaçëm mbi shembjen e Teatrit Kombëtar. Kjo krijimtari nuk u mirëprit nga Presidenti i vendit dhe nuk u votua plot dy herë nga Djegësit e mbrapshtë të mandateve. Numrat Tuaj në parlament e votuan plot dy herë këtë ligj antikushtetues.

Lind pyetja: Kujt i shërben një opozitë brenda këtij Parlamenti?! Vullnetin e kujt përfaqëson dhe interesin e kujt mbron?! Qëndrimi i opozitës brenda parlamentit do t’i shërbente veçse pozitës brenda këtij të fundit, për të mbajtur në këmbë një Demokraci artificiale , e cila do të shërbente si një alibi e shëndetshme për faktorin ndërkombëtar lidhur me mënyrën e të qeverisurit në këtë vend.

A mund të rrëfehet një Kryeministër që mbështet figurën e një Kryebashkiaku i cili grabit shkronjat mbi godinën e Teatrit Kombëtar?! Kam përshtypjen se kjo ngjarje përbën “Premierë “ jo vetëm në historinë e kombit shqiptar, por në historinë e mbarë njerëzimit. Sikur të mos mjaftonte grabitja e dhunshme e Kryebashkiakut në zemër të natës, do të kishim edhe dy deklarata që bien në kundërshti me njëra-tjetrën. Deklaratën e Drejtorit të Teatrit Kombëtar , i cili deklaroi se shkronjat nuk ishin hequr dhe deklaraten e Ministres së Kulturës e cila deklaroi se shkronjat ishin hequr se mund të dëmtonin kalimtarët. Lartmadhëri, edhe një Sekretare Partie në komunizëm , ka patur më shumë filtër mendimi dhe gjykimi.

A mund të rrëfehet një Kryeministër, i cili në fazën e përjetimit të një adoleshence të vonuar nxjerr gjuhën jashtë nga foltorja e Parlamentit?! Gjuha e nxjerrë jashtë Lartmadhëri, është simboli i qeverisjes Suaj në plot 6 vite. Dhe është pikërisht ky simbol, që është i pranishëm në çdo hallkë të sistemit që Ju vetë keni ngritur, që e bën çdo shqiptar të ndihet i revoltuar. Kujtesë- E drejta dhe dinjiteti qytetar nuk janë monopol i Ish- Opozitës Lartmadhëri. Janë vullnet i çdo shqiptari që e njeh ende domethënien e fjalës – Liri-.

Elona Caslli

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Dita nis me kthjellime, çfarë pritet të sjellin orët e pasdites?

12 Prill, 2026

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”
Bota

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”

12 Prill, 2026

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani
Bota

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani

12 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com