InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Amsterdami po përpiqet të largojë turistët nga qyteti

24 Maj, 2019
in Artikuj, InfoPress
A A
Amsterdami po përpiqet të largojë turistët nga qyteti

I famshëm për tolerancën e tij, për shtëpitë e ngushta dhe kanalet e gjera, Amsterdami po tenton të ndryshojë rrënjësisht qëndrim kundrejt miliona turistëve që shkojnë për ta vizituar çdo vit.

Toleranca, me sa duket, ka arritur kufijtë maksimal në kryeqytetin holandez, i cili tani është duke i nxitur në mënyrë aktive vizitorët të shkojnë në vende të tjera, pasi vendasit ndihen të irrituar me turistët.

Ndërkohë që qyteti i njeh aspektet pozitive të turizmit, që kontribuon në ekonominë holandeze me rreth 82 miliard euro në vit, mbeten një shqetësim i madh vizitorët që janë duke shkatërruar shpirtin e këtij qyteti të gjallë kozmopolit.

Amsterdami pritet të presë, nga 18 milionë turistë në vitin 2018, 42 milionë turistë në vitin 2030, një numër ky rreth 50 herë më i madh se popullsia vendase. Ndaj, Amsterdami ka vendosur të ndalojë promovimin e tij si një qytet turistik, dhe në vend të kësaj po ndërton një program për menaxhimin e turistëve.

Zgjidhjet e listuara në këtë program përfshijnë kufizimin ose mbylljen e plotë të shërbimeve argëtuese dhe të akomodimit, si dhe shpërndarjen e vizitorëve në pjesë të tjera të Holandës. Disa nga këto masa tashmë kanë nisur të ndërmerren.

Vitin e kaluar, shkrimi i famshëm “I Amsterdam” u hoq nga Rijksmuseum, galeria kryesore e artit të qytetit, me kërkesë të qytetit të Amsterdamit, pasi ishte duke tërhequr shumë turistë në një hapësirë shumë të kufizuar.

Janë marrë masa edhe për të dekurajuar turistët për të vizituar ‘Zonat e Kuqe’ të qytetit. Më parë këtë vit, pushteti vendor njoftoi se nuk do të lejojë turistët të vizitojnë ‘Zonën e Kuqe’, duke përmendur shqetësimet se punëtoret e seksit po trajtohen si një atraksion turistik.

Qyteti i Amsterdmit dhe Holanda vet njihen për kulturën e tyre liberale, me legalizimin e prostitucionit që në vitin 2000, më tej dhe me legalizimin e kanabisit. Por duket se këto janë shndërruar në aspekte negative të jetës në qytet, për shkak se tërheqin miliona turistë çdo vit, të cilët po ndërhyjnë negativisht në përditshmërinë e banorëve vendas.

Por a do të arrijnë këto masa të frenojnë turizmin masiv për ta shpëtuar qytetin nga rrënimi i suksesit të vet? Arrin një pikë e caktuar, kur masa e turistëve që vetëm rritet, fillon dhe e vret arsyes për të cilën e vizituan qytetin në radhë të parë.

Të Lidhura

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!
Artikuj

Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!

17 Prill, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026

TË FUNDIT

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026

Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com