InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Marshimi i madh historik, mes shiut, i dhjetra mijëra protestuesve opozitarë

13 Maj, 2019
in Artikuj, InfoPress
A A
Marshimi i madh historik, mes shiut, i dhjetra mijëra protestuesve opozitarë

Pas marshimit nga kryeministria, drejt drejtorisë së përgjithshme të policisë, parlamentit, dhe ministrisë së brendshme protestuesit shkuan në fund të kësaj proteste masive para drejtorisë së policisë të Tiranës. Aty u hodhën materiale tymuese në oborrin e drejtorisë.

Sot ishin me mijëra e mijëra protestues që pushtuan bulevardin kryesor të Tiranës, ndonëse shiu po binte me furi. Asnjë nuk e ndjeu shiun, por bërtisnin “Rama, ik!”. Nuk ishte parë asnjëherë në këto 28 vite kaq shumë njerëz mes shiut duke protestuar.

Protesta e dha efektin publik dhe politik. Ndërkombëtarët panë dhe regjistruan se si me mijëra e mijëra ishin në shi dhe protestuan për zgjedhje të lira dhe për një qeveri zgjedhore, pa Edi Ramën.

Protesta e opozitës, minutë pas minute

Ora 20:32 – Protestuesit e opozitës janë nisur drejt godinës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ora 20: 23- Pas godinës së Parlamentit protestuesit kanë shkuar në godinën e Ministrisë së Brendshme. Një pjesë e tyre kanë tentuar të heqin gardhin metalik provizor që rrethon këtë institucion. Në Ministrinë e Brendshme, numri i efektivëve të policisë është më i madh se çdo institucion tjetër.

Ora 20: 15 –Policia e Shtetit, në një njoftim për mediat, bën me dije se një efektiv është lënduar nga hedhja e kapsollave.

Njoftim i Policisë së Shtetit: “Gjatë protestës së Partisë Demokratike përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u hodh një numër i madh kapsollash të ndaluara. Si rezultat i këtyre goditjeve është lënduar një punonjës policie, i cili është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm. Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të protestës dhe protestuesve që të ndalojnë goditjet provokuese ndaj policisë“.

FOTO GALERI/Protesta para Kryeministrisë1 nga 13  

Ora 20:09- Protestuesit ndodhen para godinës së Parlamentit. Një pjesë e tyre kanë hedhur fishekzjarrë dhe tymuese. Ndryshe nga protesta e ditës së shtunë, qytetarët nuk kanë hedhur bomba molotov.

Ora 20: 05- Gazetarët që ndjekin protestën e opozitës, e cila po zhvillohet aktualisht te Parlamenti njoftojnë se Policia e Shtetit ka ndërprerë valët telefonike. Nuk dihet se cila është arsyeja e një vendimi të tillë të policisë. Ndërkohë bllokimi i valëve nuk është vetëm problem për koordinimin e opozitës, por pengon edhe transmetimin live të protestës nga ana e mediave që ndjekin atë

Ora 19: 52 –Nënkryetarit te LSI-së, Petrit Vasili, në një prononcim gjatë marshimit protestë u shpreh se pjesmarrja e madhe qytetare në këtë protestë është dëshmia se Shqipëria nuk e do më këtë qeveri. “Nuk na ndal njeri. Të gjithë kanë ardhur për të mos pasur asnjë kompromis me kriminelët. Kush shpresoi te shiu, shpresoi të disa deklarata të papërgjegjshme të disave, mori përgjigjen nga mijëra e mijëra qytetarë të Tiranës. Ka vetëm një përgjigje. Asnjë hap pas. Shi, borë, breshër, ca do që të ndodhë, ka vetëm një breshër që do bjerë në kokën e Edi Ramës, nuk e shpëton dot njeri. Të gjithë bashkë ia dhanë përgjigjen sot, do ia japin nesër, deri sa të shporret njëherë e përgjithmonë. Nuk ka hap mbrapa. Vetëm Rama Ik”,- tha Vasili.

Ora 19:40 – Protestuesit kanë mbërritur në Drejtorinë e Policisë. Protestuesit kanë hedhur shashka dhe tymuese në oborrin e policisë.

Ora 19: 37 – Zhvendosja e turmës së protestuesve drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka sjellë edhe reagimin e shpejtë të policëve në terren. Menjëherë pas nisjes së protestuesve, forcat speciale ka lëvizur me shpejtësi për në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Unazë.

Pas Drejtorisë së Policisë së Shtetit, protestuesit do të lëvizin drejt parlamentit, më pas tek Ministria e Brendshme dhe në fund tek Policia e Tiranës. Rreth 1500 forca policie janë në terren.

Ora 19: 35 – Belind Këlliçi, kryetari i FRPD, u shpreh se shumë të rinj kanë marrë sot kërcënime që do të mos marrin pjesë në protestë. “Nuk ka pse të ketë asnjë shqetësim. Duhet të kemi shqetësimin e njerëzve të infiltruar nga ministri i Brendshëm për akte dhune. Do të jetë një tubim marshim. Janë me mijëra qytetarë që janë përgjigjur në kohë rekord. Duke qenë se kemi pasur një numër rekord persona të proceduar, ka shumë të rinj që mbajnë maska për të mos u identifikuar, por të jeni të bindur që nuk do të ketë asnjë akt dhune. Shumë të rinj kanë marrë telefonata duke u kërcënuar që të mos marrin pjesë në protestë”, tha Këlliçi për A2 CNN.

Ora 19:15- Protestuesit kanë nisur marshimin në pesë pika kryesore të Tiranës, duke nisur nga Kryeministria drejt Drejtorisë së Tiranës. Apeli për marshimin është bërë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha. Pas Drejtorisë së Tiranës protestuesit do të nisen drejtë Parlamentit, Ministrisë së Brendshme. “Sipërmarrës, të papunë, intelektualë, pensionistë, të gjithë bashkë në një betejë, krah për krah për të çliruar Shqipërinë nga qeveria e krimit. Jemi para selisë së kryeministrit ilegjitim që i ka orët e numëruara dhe do të marshojmë së bashku ne 5 pikat që simbolizojnë institucionet që u ka vjedhur shqiptarëve. Së pari drejt institucionit të kryeministrit, që nuk nxjerr më ligje, më pas drejt Drejtorisë e Përgjithshme e Policisë, me mesazhin se ne duam një polici të ligjit, jo një polici të krimit. Pas kësaj drejt Parlamentit, dhe më pas drejt Ministrisë së Brendshme, ku sundon një njeri që s’njeh kushtetutë dhe ligj, por vetëm një vegël e verbër. Dhe së fundmi aty ku mbahen me pahir vëllezërit dhe motrat tona, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës”,- tha Lulzim Basha.

Ora 19:00- Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka nisur fjalimin duke kërkuar edhe një herë largimin e qeverisë “Rama”. “Shqipëria dhe kryeministri ilegjitim i dalë nga votat e blera me ndihmën e krimit të organizuar ju përgjigj thirrjes tonë me dhunë, provokime, rrahje, gaz lotsjellës e helmues. Qindra mijëra bashkëqytetarë të Tiranës e ndjenë përgjigjen, zgjdhjen e vetme që ka ofruar Rama për plagën që i ka hapur këtij vendi. Përgjigjja e vetme e Edi Ramës ndja votës së lirë ishte dhuna.
Ky është një parlament ilegjitim, qeveri ilegjitime, kryeministër ilegjitim. Tash 2 vjet prokuroria ka vetëm një mision, të ndalë hetimin e dosjeve kriminale ku janë kapur Rama në bashkëpunim me kupolën e mafias, për të blerë më të shtrenjtën vlerë që ka cdo shqiptar, votën e lirë.
Edi Rama vjedh shqiptarët, u vjedh taksat, u vjedh pronat gjithçka, sepse nuk jep llogari askund përveç se tek krimi i organizuar. Dhunë ndaj sipërmarrjes, ndaj administratës, dhunë ndaj të papunëve, ndaj të rinjve dhe vogëlushëve, dhunë ndaj vogëlushëve të Unazës. Dhuna është e vetmja zgjidhje që ofron EdI Rama. Jemi sot në këtë marshim për të thënë qartë dhe prerë: E refuzojmë dhunën e qeverisë dhe i përgjigjemi me besimin tonë tek vlerat europiane, me fuqinë e bashkimit dhe vendosmërisë. Nuk ka shqiptar që nuk e di se këtu kemi ardhur si rezultat i dhunës shtetërore, se dhuna shtetërore është produkt i dhunës zgjedhore. Sepse ajo është e vetmja mënyrë e Ramës për të marrë e për të mbajtur pushtetin.
Ne nuk jemi këtu për karrige e për pushtet, por jemi kundër dhunës, kundër krimit e kundër qeverisë së paligjshme të krimit.
Ejani me ne që ta çlirojmë Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni. Ne jemi në këtë betejë për kushtetutë, për ligj, për dinjitetin dhe lirinë e cdo shqitpari“,- tha ndër të tjera Lulzim Basha.

Ora 18:55 – Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është bashkuar protestuesve të opozitës të mbledhur përpara ndërtesës së Kryeministrisë.

Ora 18:46 – Mbështetësit e opozitës kanë nisur të grumbullohen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Megjithëse në reshje të vazhdueshme shiu, qindra mijëra protestues janë grumbulluar në sheshin përpara Kryeministrisë.

Monika Kryemadhi, vizitë në SHBA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ndodhet në një vizitë të rëndësishme pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është arsyeja se përse në protestën e sotme nuk merr pjesë drejtuesja e partisë së dytë më të madhe opozitare.

Mijëra protestues të LSI janë nisur pak para nisjes së protestës nga godina e partisë drejte Kryeministrisë. Në krye të protestuesve të LSI-së janë Zëvendëskryetari Luan Rama, Nënkryetari Petrit Vasili, Sekretari i Përgjithshëm Endrit Braimllari, si dhe ish-deputetë të LSI.

Të Lidhura

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!
Artikuj

Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!

17 Prill, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 24 Prill 2026

24 Prill, 2026

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e enjte, 23 prill 2026

23 Prill, 2026

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com