InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Qeveria, sulm ndaj ish-ministrit Ditmir Bushati

27 Mars, 2019
in Artikuj, Opinione, Politikë
A A
Qeveria, sulm ndaj ish-ministrit Ditmir Bushati

-Mosmarrëveshjet dhe konfliktet brenda mazhorancës kanë nisur të shfaqen hapur. Prej disa ditësh, me orientim nga selia rozë në PS, është koordinuar një sulm publik dhe mediatik ndaj ish-ministrit Ditmir Bushati, i cili shikohet nga ndërkombëtarët si emër kandidat për një qeveri të re tranzitore, ndërsa opozita mirëpret ministrin Pandeli Majko si kandidat për kryeministër.

Fillimisht në mediat pro qeveritare u servir lajmi i dhënies së titullit Konsull Nderi të një nga dy indianët që janë në kërkim ndërkombëtar për vjedhjen me anë të mashtrimit të 720 milionë dollarëve. Media afër qeverisë u kujdes që për dhënien e titullit Konsull Nderi të Nitin Sandesara, të akuzohej vetëm Ministria e Jashtme gjatë kohës që drejtohej nga Ditmir Bushati, si institucioni përgjegjës që ka shkelur ligjin. Në fakt skandali i indianëve është shumë i madh për t’ja ngecur vetëm Ministrisë së Jashtme apo Presidencës për faktin se morën shtetësinë shqiptare, ndërkohë që presidenca ka respektuar ligjin dhe Kushtetutën. Propozimi më shkresë e vulë është bërë nga ministria e Mjedisit. Në rastin e dy indianëve kanë dështuar gjithë institucionet e sigurisë kombëtare, duke nisur nga Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme, Prokuroria, zyra shqiptare e Interpolit, agjencia kundër pastrimit të parave dhe në fund dhe Shërbimi Informativ Kombëtar. Të gjitha këto institucione, që kanë njerëz të besuar të qeverisë “Rama”, në kërkesën për nënshtetësi dhe për dhënien e titullit Konsull Nderi nuk kanë shprehur asnjë vërejtje ndaj dy indianëve. Mjaftonte një kërkim i thjeshtë dhe asnjë institucion nuk mund të jepte miratim për kërkesat e tyre. Më shumë se një gafë spektakolare shtetërore, procedura që institucionet e qeverisë kanë ndjekur me dy indianët vjen era korrupsion dhe interesa të dyshimta. Një ditë pas akuzave ndaj ish-ministrit Bushati, një dokument i SHISH konfirmonte se ndaj indianit që u bë Konsull Nderi nuk kishte asnjë problem ligjor. Ndaj arsyet se përse gjithë institucionet mbyllën sytë ndaj këtij skandali duhen kërkuar gjetkë, te ato ministri dhe ministra që jepnin rekomandimet për dy indianët mashtrues. Dhe jo ndaj ish-ministrit Bushati. Sulmi i dytë, më i ashpër dhe më i drejtpërdrejtë ndaj Ditmir Bushatit, u bë dje. Gent Cakaj, ministri i Jashtëm në detyrë dhe njeriu që duket se lëviz vetëm me urdhër të Edi Ramës, në një konferencë për mediat deklaroi se kishte firmosur largimin e 20 zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme. Largimet i argumentoi me mosplotësimin e objektivave. Por më shumë se kaq, shkarkimet vijnë dhe si sulm ndaj ish-ministrit Ditmir Bushati. Në mënyrë jo shumë etike, Cakaj i lidhi shkarkimet e diplomatëve me një fjali që shkonte direkt për paraardhësin e tij, Bushati, të cilin benjamini i Edi Ramës e akuzoi për nepotizëm. “Shqipëria nuk është e miqve, kushërinjve, apo klaneve e krushqive, por të gjithë pa dallim dhe meriton të përfaqësohet nga të dalluarit që punojnë me mendje, shpirt e shërbejnë me pasion me kapacitet të plotë profesional e moral”,- tha Cakaj. Çdo drejtues institucioni mund të bëjë ndryshime sipas ligjit në radhët e stafit që ai drejton. Mund të ketë rezerva dhe për punën e shumë prej njerëzve që janë emëruar dhe normalisht që do të firmosë edhe largime. Por deklarata e bërë me qëllim nga zv/ministri si ministër, Cakaj dukej sikur thoshte se po largonte njerëzit e afërm që ka vendosur Ditmir Bushati në ministri.  Një pjesë e emrave të larguar nga detyra më shumë se prurje e Ditmir Bushatit në diplomaci janë figura politike të PS, që janë emëruar me urdhër politik dhe largimi i tyre tregon prishjen e humorit brenda PS. Pjesa tjetër janë diplomatë karriere që detyrat diplomatike nuk i kanë dhuratë nga Bushati dhe as nga qeveria “Rama”, por kanë kaluar gjithë shkallët sipas ligjit. Por këto raprezalje në Ministrinë e Jashtme kishin tjetër qëllim. Synimi ishte të goditet publikisht figura e Ditmir Bushatit. Ish-ministri Bushati, në një farë mënyrë, bën përjashtim nga gjithë modeli i ministrave me të cilët ka punuar Edi Rama. Bushati është i vetmi nga gjithë kabinetet e Edi Ramës që nuk është përfolur për asnjë aferë korruptive.  Teksa gjithë bashkëpunëtorët  e afërt të Edi Ramës kanë nga një ose më shumë dosje në qafë si gurë të rëndë, Bushati është ndër të paktët që nuk është sulmuar as nga opozita. Kjo figurë e një politikani të matur, me qëndrime të qarta pro BE dhe interesave të vendit edhe kur vjen fjala për çështje e ndryshimit të kufijve me Kosovën, duket se ka krijuar xhelozi brenda radhëve të PS. Po kaq mllef brenda qeverisë ka krijuar dhe fakti se në krizën aktuale politike, ndërkombëtarët preferojnë të dëgjojnë edhe mendimin e ish-ministrit Ditmir Bushati. Bile në qarqe të larta të vendit ndërkombëtarët kanë lakuar si një variant për zgjidhje të krizës politike, emrin e Bushatit si një kryeministër i mundshëm, të cilin e pranojnë amerikanët dhe europianët. Sidomos gjermanët. Opozita shqiptare me shumë i mëshon emrin të ministrit Pandeli Majko si kryeministër në një qeveri tranzitore. Me sa duket kriza do zgjidhet prapë nga ndërkombëtarët dhe ata duan Ditmir Bushatin.

Ndaj në kupolën e PS-së kanë filluar fabrikimin e lajmëve antiBushati, për ta dëmtuar ose frikësuar, që të mos jetë si alternativë për zgjidhje të krizës. I pyetur nga “Koha Jonë” ish-ministri Bushati nuk pranoi të jap asnjë koment për këtë sulm të orkestruar nga selia e kryeministrisë./Q.Xhani/

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?
Artikuj

Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?

12 Mars, 2026
Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve
Artikuj

Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve

11 Mars, 2026
Udhëkryqi i reformës zgjedhore/ Mes mosbesimit dhe presionit për ndryshime të thella
Artikuj

Udhëkryqi i reformës zgjedhore/ Mes mosbesimit dhe presionit për ndryshime të thella

5 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026

TË FUNDIT

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026

Axhami: Të hiqet imuniteti i politikanëve dhe të nisë vettingu për të gjithë zyrtarët e lartë
Aktualitet

Axhami: Të hiqet imuniteti i politikanëve dhe të nisë vettingu për të gjithë zyrtarët e lartë

12 Mars, 2026

Skandal në Gjirokastër: Polici përdor makinën e shtetit për të rregulluar makinën personale
Aktualitet

Skandal në Gjirokastër: Polici përdor makinën e shtetit për të rregulluar makinën personale

12 Mars, 2026

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com