InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

LEZHË/ Gjendja ekonomike, vetëhelmohet 52 vjecari, reagon Eduart Ndocaj: Shqiptarë, merrni fatin tuaj në dorë!

7 Mars, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë, Sociale
A A
LEZHË/ Gara për kreun e bashkisë, Ndocaj njofton takim me simpatizantë: Së bashku do të jemi surpriza e zgjedhjeve. Qytetarët duan një administrator dhe jo zhvatës të pasurive të tyre

Vetëhelmimi i 52 vjecarit nga fshati Tale i Lezhës, i cili në kushtet e pamundësisë ekonomike për të siguruar nevojat elementare si dhe për të përballuar likujdimin e faturave duke i dhënë fund jetës, ka sjellë reagimin e kandidatit të Aleancës Demokristiane për kreun e bashkisë Lezhë, Eduart Ndocaj, i cili përmes një shënimi në profilin facebook, ka lëshaur apelin kumbues, duke u kërkuar shqiptarëve të jenë zotër të fatit të tyre.
Në këtë reagim, Ndocaj, ka evidentuar faktin e mungesës së politikave sociale për shtresat vulnerable nga qeverisja aktuale, duke nënvizuar se: “Është e paimagjinueshme sot në 2019 t’i krijosh presion një familjeje në varfëri ekstreme të paguajë 700mijë lekë drita”.
Ja reagimi i plotë i kandidatit për kreun e bashkisë Lezhë, Eduart Ndocaj:

Nëse ka ndonjë qenie për të cilën kemi akoma sado pak mëshirë, ajo është qenia njerëzore. Kjo sepse ne njerëzit kemi ndjenja, dhembsuri e dashuri per njeri-tjetrin. Kemi instinktin të ndihmojmë dikë që është në vështirësi. Të ngrejmë dikë që rrëzohet. Po ashtu t’i rrimë afër dikujt që hidhërohet. Do ishte çnjerëzore nëse dikush nga ne do shikonte dikë që është në momentet e fundit të jetës dhe nuk do bënte çmos per ta shpetuar me gjithë forcat e tij. Është ajo që ne jemi. Është e pashmangshme. Për me tepër kjo hyn edhe në traditën e burrave dhe të grave lezhnjane e shqiptare. Të paktën unë femijëve të mi këtë kulturë vazhdoj tu jap, por nëse arrijmë në gradën sa t’i humbasim këto vlera njerzore atëherë vetëm njerëz që nuk jemi më. 
Është e turpshme miqtë e mi, për të gjithë lezhjanet, për të gjithë shqiptarët, për të gjithë ne si shoqëri që dikush të vrasë veten sepse nuk kishte mjaftueshëm para për të paguar dritat. Është e paimagjinueshme sot në 2019 t’i krijosh presion një familjeje në varfëri ekstreme të paguajë 700mijë lekë drita. Nuk mendoj që ju si shoqeri do donit këtë për komshiun tuaj apo për të afërmit tuaj. Sepse ju jeni njerëz me vlera. Jam i sigurt që ju do ta ndihmonit këtë njeri. Por ja qe nuk e bëtë dot. Kjo jo sepse nuk deshët, por sepse nuk mundeshit. Sepse jeni të ndaluar te veproni. Vendosin të tjerët për ju. Vendosin një grusht njerëzish pa vlera për ju. Vendosin çnjerzorë për ju!
Dhe vazhdojnë ta bëjnë. E do vazhdojnë derisa t’ju bëjnë edhe ju çnjerzorë. Madje deri në pikën sa të arrini e të hani njëri-tjetrin. Po pse kjo është kultura që kemi trashëguar?! Të vrasim njeri-tjetrin?! T’i mosrespektojmë? Këtë kulturë doni t’u jepni fëmijve tuaj? 
Kështu do vazhdojë akoma ky vend me Berisha dhe Rama, me Meta dhe Kryemadha, apo me Pjerina dhe Frrokaj që nuk morën mundimin as ta ngushëllojnë këtë familje? Me këta? Me këta njerëz jo-njerzorë? Kështu do vazhdojë Lezha? Do vendosin kafshët per ta?! 
Mjaft bre, se nuk e meritoni!
Merrni fatin tuaj ne dorë o shqiptarë dhe hajde ta ndriçojmë këtë vend!

https://www.facebook.com/EduartNdocaj/videos/790471081318872/

Të Lidhura

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

28 Korrik, 2026
Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026
Puka nderon Renato Farinën, Eduart Ndocaj: “Ky titull i takon një miku të madh të Shqipërisë!”
Aktualitet

Puka nderon Renato Farinën, Eduart Ndocaj: “Ky titull i takon një miku të madh të Shqipërisë!”

15 Korrik, 2026
Shpëtim Axhami ngre zërin për kombin: “Askush nuk mund të justifikojë spastrimin etnik të Kosovës!” – Legaliteti dënon ashpër deklaratat skandaloze të ministres serbe
Aktualitet

Shpëtim Axhami ngre zërin për kombin: “Askush nuk mund të justifikojë spastrimin etnik të Kosovës!” – Legaliteti dënon ashpër deklaratat skandaloze të ministres serbe

14 Korrik, 2026
Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026
‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

28 Korrik, 2026

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result

© 2024 Infopressalbania.com