InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Pse femrat magjepsen pas meshkujve që dinë të kapin detajet?

27 Nëntor, 2018
in Artikuj, InfoPress, Kulturë, Lifestyle, Të ndryshme
A A
Pse femrat magjepsen pas meshkujve që dinë të kapin detajet?

Punët e vogla që kemi ndërmend për t’i bërë na duken të bezdisshme dhe zhgënjyese – dhe për rrjedhojë i kryejmë me më pak efikasitet – kur e mendojmë se nuk duhet të merremi me to, se kemi gjëra të tjera më të rëndësishmë në rend e që punët e vogla janë një humbje kohe dhe energjie.

Ndërsa kur një detyrë ka prestigj dhe magjepsje, e kemi më të lehtë ta shtyjmë veten drejt saj.

Nuk është për t’u habitur që herë pas here acarohemi, ose ndoshta bëhemi edhe pak përçmues, ndaj gjërave rutinore, detajeve të kota dhe shikimit të orës. Shoqëria shfaq një numër alarmues shembujsh se si të gjitha këto gjëra mund të na shkatërrojnë shpirtin.

Ka pedantizëm, konformizëm, dhe një përditshmëri mërzitëse, për personat të cilët janë të shqetësuar deri në vdekje dhe të obsesionuar nga rregullat.

Pra, nuk është e habitshme që ne kemi ngritur disa monumente kolektive për ata heronj (realë dhe imagjinar) të cilët thyejnë rregullat, përqëndrohen në pamjen e madhe të gjërave dhe të cilët kurrë nuk shqetësohen nëse janë duke u bërë efikas ose duke përmbushur objektiva: Mick Jagger, Harry Potter, Kristen Stewart, Katniss Everdeen, Virginia Woolf…

Një nga burimet e paefektshmërisë është ai besimi – i varrosur diku në trurin tonë –  që rutinat, detajet dhe të gjitha detyrat e vogla të organizimit (mbulesat e rregullta në tavolinë, të mos të mbarohen facoletat, mbajtja e punëve dromcake nën vëzhgim) janë të kota.

Ka një tendencë të ndjesh se t’i kushtosh shumë vëmendje gjërave të tilla është një shenjë dalluese e mendjeve të vogla, e që u zënë rradhën gjërave më të rëndësishme që janë për t’u bërë.

Ne kemi nevojë për një korrektues. Ne duhet të kujtojmë se në të vërtetë, ka pasur disa njerëz jashtëzakonisht interesantë dhe frymëzues dhe objekte që prirje nga drejtimi i kundërt i asaj që folëm mësipër. Për shembull, artisti John Ruskin, ishte i fiksuar me detyrën e kapjes së çdo detaji të pendëve të një bilbili.

Nuk është se atij i mungonte imagjinata, entuziazmi ose gjërësia e horizontit për t’u shqetësuar me ndonjë gjë më të madhe. Ruskin mendonte se detajet ishin shumë të rëndësishme. Nuk ishte një kotësi t’u kushtoje vëmendje cikërrimave. Përkundrazi, ai besonte se ishte pikërisht tek detajet ku qëndron madhështia ose bukuria.

Ai besonte – se “Zoti është në detaje”. Ruskin nuk mendonte se ishte diçka e ulët për të që të merrte dhimbje të pafundme në përpjekjet për t’i përputhur tonet e ngjyrave ose të sigurohej se kishte çdo fije fundore kishte gjatësinë e duhur.

Ruskin po ofron një drejtpeshues – nëse kemi nevojë për të – për statusin e ulët që rutina dhe detajet shpesh kanë. Njerëzit përfundojnë të plogështuar, të shpëqendruar dhe (nga këtu) jo të efektshëm, jo sepse janë të paaftë nga natyra për të mbajtur të rregullt tryezën apo të palosin dosjet e tyre, por sepse ata kanë besimin se gjëra të tilla “nuk kanë me të vërtetë rëndësi”; se është e mërzitshme dhe turpëruese që të shqetësohen për to.

Plogështia është një nga armiqtë e efikasitetit. Dhe për ta rregulluar atë, ne duhet ta kuptojmë atë. Burimi i saj nuk është përtacia. Është vendosje e gabuar e idealizimit: besimi se gjërat e rëndësishme nuk lidhen me detajet; bindja se shqetësimi me gjëra të vogla do të thotë se t’i nuk mund të shikosh nga ato të mëdhajat gjithashtu.

Pra, në vend që përpjekjet tona të mos shoqërohen me atë ndjenjën e tmerrit kur u duhet kushtuar vëmendje më e madhe gjërave në dukje më të vogla, për këtë, korrigjimi më i saktë do të ishte një vizion më i dobishëm për gjërat.

Dhe, me njerëz si Ruskini ose Mies van der Rohe si udhërrëfyes, për të rimagjepsur punët e vogla të cilat rezultojnë të jenë, në fakt, vendimtare për efikasitetin.

Të Lidhura

Njihuni me pijen që ju ndihmon për gripin
Të ndryshme

Njihuni me pijen që ju ndihmon për gripin

14 Shtator, 2025
Urim i veçantë nga Eduart Ndocaj për vajzën e tij në 25-vjetor: “Je poezi që ecën mbi tokë”
Lifestyle

Urim i veçantë nga Eduart Ndocaj për vajzën e tij në 25-vjetor: “Je poezi që ecën mbi tokë”

13 Shtator, 2025
“Diella”, jehonë në MEDIAT E HUAJA: Shqipëria emëron ministrin e parë ‘robot’ në botë, gjeneruar nga inteligjenca artificiale
Artikuj

“Diella”, jehonë në MEDIAT E HUAJA: Shqipëria emëron ministrin e parë ‘robot’ në botë, gjeneruar nga inteligjenca artificiale

12 Shtator, 2025
Më pak nxënës në shkolla, zv.ministrja e Arsimit garanton mësuesit: S’ka largime!
Të ndryshme

Më pak nxënës në shkolla, zv.ministrja e Arsimit garanton mësuesit: S’ka largime!

8 Shtator, 2025
Presidenti i Malit të Zi kërkon të rishfaqet sërish filmi “Lejleku” në gjuhën shqipe
Kulturë

Presidenti i Malit të Zi kërkon të rishfaqet sërish filmi “Lejleku” në gjuhën shqipe

6 Shtator, 2025
Studimi: Nxehtësia ekstreme shpejton plakjen
Lifestyle

Studimi: Nxehtësia ekstreme shpejton plakjen

3 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Londinezët në protestë kundër emigrantëve: Duam përsëri vendin tonë!
Bota

Londinezët në protestë kundër emigrantëve: Duam përsëri vendin tonë!

14 Shtator, 2025

Eduart Ndocaj: “Rama 4”, qeveri pa identitet, Shqipëri pa përfaqësim
Politikë

Eduart Ndocaj: “Rama 4”, qeveri pa identitet, Shqipëri pa përfaqësim

14 Shtator, 2025

Njihuni me pijen që ju ndihmon për gripin
Të ndryshme

Njihuni me pijen që ju ndihmon për gripin

14 Shtator, 2025

Protestat që përmbysën qeverinë/ Kush është 16-vjeçari që po udhëheq të rinjtë e Nepalit
Bota

Protestat që përmbysën qeverinë/ Kush është 16-vjeçari që po udhëheq të rinjtë e Nepalit

14 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com