InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

16 autorë të famshëm që kryen vetëvrasje!

24 Nëntor, 2018
in Artikuj, InfoPress, Kulturë, Kuriozitete, Lifestyle, Të ndryshme
A A
16 autorë të famshëm që kryen vetëvrasje!

1. Gérard de Nerval (1808-1855)

Nerval ishte një poet romantik, i cili vuajti nga melankolia për një kohë të gjatë. Pasi e dashura e tij e la, ai e vari veten në një llambë rruge.

 

2. John Berryman (1914-1972)

Poeti amerikan Berryman, ishte vetëm 11 vjeç kur e ëma vrau veten, dhe tragjedia e tij ndikoi krijimtarinë e tij artistike, ashtu si edhe jetën e tij. Ai kishte probleme me alkolin gjatë gjithë jetës dhe u shtrua disa herë në spital për t’u rehabilituar. Me 7 janar të 1972, ai u hodh nga ura e Washington Avenue në Minneapolis.

 

3. Jack London (1876-1916)

I pari shkrimtar bilioner në botë, Xhek London, vuante nga çrregullime bipolare, dhe mendohet që kjo sëmundje e çoi atë drejt vetëvrasjes. Kur po bënte udhëtimin e tij në Paqësor, ai u infektua nga një sëmundje tropikale dhe përgatiti një ilaç që përmbante opium, heroinë dhe mërkur, për të shëruar veten, e cila i dëmtoi mushkëritë. Ka ende dyshime nëse ai u vetëvra apo jo, mirëpo mendohet se përpjekjet e hershme apo temat e vetëvrasjes në krijimtarinë e tij, na bëjnë neve të besojmë se ai kreu vetëvrasje.

 

4. Stefan Zweig (1881-1942)

Cvajg gjatë kohës që ishte në mërgim, vuante nga një nivel i lartë depresioni si shkak i gjendjes në Europë, dhe nuk mund ta përballonte zhgënjimin që ndjente. Ai kreu vetëvrasje në Rio de Janeiro sëbashku me të shoqen, më 22 shkurt të 1942.

Në një letër që kishte lënë, shkruhej:

“Cdo ditë e më shumë mësova ta dua këtë vend, dhe nuk do kisha kërkuar ta rindërtoja jetën time në asnjë vend tjetër pasi bota e gjuhës sime u fundos dhe humbi për mua, dhe mëmëdheu im shpirtëror, Europa, shkatërroi veten.”

 

5. Virginia Woolf (1882-1941)

Shkrimtarja e njohur angleze Virginia Woolf vuante nga një depresion i lartë pasi mbaroi së shkruari librin e saj të fundit. Ajo ishte gjithashtu një ndër ato që u ndikua jashtëzakonisht shumë nga çrregullimi post-traumatik i luftës botërore. Në 1941, ajo i mbushi xhepat me gurë dhe u hodh në lumin Ounes.

 

6. Walter Benjamin (1892-1940)

 

Kur Benjamin ishte emigrant në Paris, si një hebre, gjermanët pushtuan Francën dhe shtëpia e tij u plaçkit nga ushtarët nazistë. Ai pastaj u arratis drejt qytetit Portbou pranë kufirit me Spanjën, por në çdo kohë e ndjente frikën e kapjes nga nazistët, dhe kreu vetëvrasje me mbidozë të morfinës.

 

7. Sergei Yesenin (1895-1925)

Alkolizmi dhe problemet e tij në marrëdhëniet me femra, bënë që Esenin ta kalonte një kohë të gjatë në spitalin psikiatrik. Gjatë një periudhe krishtlindjesh, ai e vari veten në një dhomë hoteli në Moskë. Ngjitur trupit të tij pa jetë, u gjet një letër drejtuar mikut të tij Mayakovsky, e shkruar me gjakun e tij.

 

8. Vladimir Mayakovsky (1893-1930)

Njëlloj si miku i tij Esenini, edhe Mayakovsky ishte një nga ato që nuk mundi të bënte paqe me jetën e tij. Ai kreu vetëvrasje në Moskë, kur ishte dëshpërimisht pesimist për mosbesimin e njerëzve mbi revolucionin.

 

9. Ernest Hemingway (1899-1961)

Autori amerikan, Ernest Heminguej, bëri një jetë të jashtëzakonshme. Vuajti nga depresioni, paranoja dhe alkolizmi gjatë gjithë jetës së tij. Ai e qëlloi veten në kokë në verën e vitit 1961.

 

10. Anne Sexton (1928-1974)

Sexton vuante nga depresioni dhe mania, dhe ajo kishte tendenca vetëvrasëse, të cilat i gjejmë edhe tek shkrimet e saj. Në librin “The suicide of Anne Sexton”, vdekja e saj përshkruhet me këto fjalë: “…ajo veshi pallton e vjetër të leshit të mamasë së saj, hoqi gjithë unazat, derdhi mbi vete një gotë me vodka, mbylli veten në garazh dhe ndezi motorrin e makinës së saj, duke gjetur vdekjen nga helmimi me monoksid karboni.”

 

11. Cesare Pavese (1908-1950)

Poeti, kritiku dhe përkthyesi italian, Paveze mori një mbidozë të ilaçeve të gjumit dhe i dha fund jetës së tij në një hotel në Torino.

 

12. Romain Gary (1914-1980)

Romain ishte autori i vetëm që e fitoi dy herë Cmimin Goncourt, njërin me emrin e tij dhe tjetrin me pseudonimin e tij “Emile Ajar”. Ai ishte shumë i njohur si njeri i letrave, por ai njihej edhe si diplomat, si drejtor filmi dhe si aviator gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas vdekjes së diskutueshme të gruas së tij në 1979, Jean Seberg, Romain ishte ende nën presionin e kësaj tragjedie dhe me shumë mundësi kjo ndikoi që ai t’i jepte fund jetës së tij.

 

13. Primo Levi (1919-1987)

Levi tha se e kishte humbur besimin e tij në Zot kur ishte dërguar në Aushvic nga nazistët, sepse ishte bërë pjesë e grupeve anti-fashiste dhe kishte luftuar kundër regjimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në moshën 68 vjeçare, ai s’mund ta përballonte zbrazëtinë shpirtërore dhe u hodh nga kati i tretë i pallatit ku jetonte.

 

14. Yukio Mishima (1925-1970)

Mishima ishte një nacionalist që krijoi ushtrinë e tij të krahut të djathtë politik të quajtur “Tatenokai”. Ai vizitoi selitë e Komandave Lindore në Tokio të Forcave Vetëmbrojtëse Japoneze me grupin e tij dhe e morën peng komandantin, duke shpallur kështu kërkesat e tyre. Pasi fjalimi i tij dështoi që të frymëzonte ushtarët, ai u kthye në zyrë dhe bëri aktin e “seppuku” (ritual japonez vetëvrasës). Një anëtar i Tatenokai, Hiroyasu Koga, e ndihmoi të kryente ritualin vetëvrasës.

 

15. Sylvia Plath (1932-1963)

Poetja amerikane Sylvia Plath vuante nga një çrregullim bipolar ekstrem dhe i duhej të merrte antidepresant gjatë gjithë jetës. Përpjekja e saj e parë vetëvrasëse ndodhi kur ajo ishte në vitin e dytë të studimeve në Kolegjin Smith. Megjithatë ajo ia doli te diplomohej me sukses. Në 1963, ajo la qumësht dhe biskota për fëmijët e saj të vegjël, izoloi hapësirat e derës në mënyrë që gazi të mos rridhte ne dhomën tjetër, dhe kreu vetëvrasje duke futur kokën në furrë.

 

16. David Foster Wallace (1962-2008)

Një nga autorët më të talentuar të letërsisë bashkëkohore amerikane, David Foster Wallace vuajti nga depresioni për rreth 20 vite. Në shtator të 2008, ai i dha fund jetës së tij. Para kësaj ngjarjeje tragjike, Wallace dhe terapisti i tij kishin vendosur të ndryshonin mjekimin.

Të Lidhura

Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene
Artikuj

Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene

18 Korrik, 2025
Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?
Lifestyle

Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?

16 Korrik, 2025
Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025
Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Të ndryshme

Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

12 Korrik, 2025
ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër
Artikuj

ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër

11 Korrik, 2025
Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?
Artikuj

Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?

6 Korrik, 2025

TË FUNDIT

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 23 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 23 Korrik 2025

23 Korrik, 2025

Erdogan thirrje botës perëndimore për GAZËN: Bashkohuni në anën e njerëzimit!
Bota

Erdogan thirrje botës perëndimore për GAZËN: Bashkohuni në anën e njerëzimit!

22 Korrik, 2025

“Je e ftuar kot, u pendova…”/ Ronaldo përzë Krisën nga emisioni: Turp që të ftova
Show Biz

“Je e ftuar kot, u pendova…”/ Ronaldo përzë Krisën nga emisioni: Turp që të ftova

22 Korrik, 2025

Temperaturat kapin 40°C, njihuni me parashikimin e MOTIT për sot
Aktualitet

Temperaturat kapin 40°C, njihuni me parashikimin e MOTIT për sot

22 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com