InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

“Puka e Migjenit dhe Puka migjeniane”

10 Nëntor, 2018
in Artikuj, Featured, Opinione, Politikë
A A
“Puka e Migjenit dhe Puka migjeniane”

Sokol GJONI

I rikthyer pas 80 vitesh si formësim i një identiteti kulturologjik, që lidhet më së shumti me skalitjen e disa personazheve të tij tipologjik dhe mishërues të kohës dhe mjedisit, monumentalizimi i poetit “të mjerimit” Millosh Gjergj Nikolla përmes skulpturës së vendosur në qendër të qytetit të Pukës, përtej vlerësimit dhe mirënjohjes qytetare për ideuesit, inicuesit dhe kontribuesit, mbart brenda vetes një ngarkesë polivalente multikontekstualizuese.

I diagnostikuar me tuberkuloz, Migjeni, asokohe mësues në Vrakë dhe më vonë në shkollën “28 Nëntori” të Shkodrës, do të kërkonte pranë autoriteteve arsimore të kohës ta transferonin në Pukë me besimin se ai vis malor do të ishte kurativ, por, asnjëherë nuk e kishte menduar se në sofrën e madhe të bujarisë dhe të mikëpritjes së banorëve të këtyre anëve, mjerimi ishte kafshata që s’kapërdihej dhe që kishte damkosur me vulën e tij të shëmtueme jetën e banorëve deri në skajet e të paimagjinueshmes. Qëndrimi në Pukë, si kryemësues për afro dy vite, e ballafaqoi mësuesin-poet me një realitet dramatik në të cilin qe kredhur popullsia e kësaj treve.

Nën ndikimin e fortë të mjedisit malësor erdhën nga penda e tij krijime dhe skicime që pasqyronin mjerimin dhe dramacitetin ekzistencial të këtyre zonave, si dhe nxori nga galeria e personazheve të tij bartësit e një realiteti të trishtë, duke i portretizuar të gjallë dhe realë, si personifikim substancial i çdo banori. Sot, pas 80 vitesh, busti i poetit të madh dhe përkëdhelja që i jep Lulit të vocërr, erdhën në Pukë me pompozitetin e kolltukofagëve (shprehim mirënjohjen për ideatorët dhe kontributorët) që kapardiseshin me fjalime delirante, por mesazhi që perceptohet, deskriptivisht është i trishtueshëm dhe rezonon për Pukën dhe pukjanët të njëjtin kontekst zhvillimor, social dhe ekonomik të periudhës migjeniane. Sfondi është gri. Puka qenka e dënuar të ketë një simbiozë me mjerimin.

Perspektiva zhvillimore e saj, rritja dhe mirëqenia ekonomike, cilësia e jetës është një “baladë qytetase” që shoqëron gjithnjë shpresat dhe ëndërrat tona të intonuara me “meloditë e këputuna” të premtimeve dhe mashtrimeve të drejtuesve aktualë.

Dhjetëra vende pune të shkurtuara, asnjë investim real, përveçse pallavra kodoshësh që mbushin me recitale ekranin televiziv lokal me premtime herë-herë haluçinante, mungesë vizioni për politika të qëndrueshme dhe iniciativa strategjike, klientelizëm në shumë shërbime publike, militantizëm dhe nepotizëm masiv në administratë, arrogancë dhe prepotencë komunikative me qytetarët, tallje dhe cinizëm me interesat komunitare, do të përbënte refrenin e qytetit tim, tashmë, jo i dyzuar mes tragjedisë dhe komedisë.

Këngët e rilindjes (ringjalljes) që u kënduan monetarisht më 21 qershor 2015, sot, janë këngë që s’kuptohen, të mbushura me frymëzime që nuk frymëzojnë askënd. Varfëria rritet dita-ditës, biznesi tkurret, politikat fiskale dhe tatimore përmes rritjes po shtrëngojnë deri në falimentim sipërmarrjen e lirë, vendet e punës shkurtohen, qytetarët grabiten me fatura aforfe, arbitrariteti i institucioneve ka kapur përmasat e uzurpimit, korrupsioni dhe ryshfeti janë të dukshëm në çdo qelizë të administrimit institucional, jeta e qytetarëve kërcënohet nga oligarkia sunduese.

Kjo është “kënga e dhimbjes krenare” që “drejtimi i duhur” u mësoi qytetarëve, duke e kompozuar me nota reformash e shpikjesh të pashoqe në favor të klientelës ekonomiko-kriminale. Migjeni u rikthye në Pukë. Sot, ai vëren tek kalimtarët në trotuarin para tij, se nuk ka veç fytyra të zbehta dhe sy të jeshilta, por shpresa dhe ëndrra të vrara me mendje të mpihta.

Klithma simbiotike e Pukës me mjerimin është zëri që duhet të bëzajë, për t’i dhënë qytetarisht dhe përgjegjshmërisht një grusht të fuqishëm, çporrës, kësaj filozofie, me drejtues …pa krena!

Të Lidhura

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com