InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Lifestyle

Pse në dimër na dhembin më shumë kockat, si t’i trajtojmë

4 Nëntor, 2018
in Lifestyle, Shëndetësi, Të ndryshme
A A
Pse në dimër na dhembin më shumë kockat, si t’i trajtojmë

Stina e dimrit është më e vështira për ata që vuajnë nga dhimbjet e kockave. Dhimbja mund të prekë pjesë të ndryshme të sistemit skeletor, nga krahët tek këmbët apo nga gjoksi tek shputat. Origjina e dhimbjes mund të jetë e ndryshme, duke nisur që nga dhimbjet e zakonshme të kockave, deri te sëmundje të rënda si tumoret. Ky nuk duhet të jetë një rast për t’u alarmuar, por një ndërgjegjësim për t’iu drejtuar mjekut.

Simptomat: Simptomat e dhimbjes së kockave janë në thelb një ndjenjë bezdie e vazhdueshme, që mund të bëhet akute, duke u transformuar në dhimbje të fortë, e cila zakonisht prek kyçet. Në shumë raste, kjo dhimbje shoqërohet me lodhje: ndihemi të dobët dhe rrimë me vështirësi në këmbë. Gjithashtu, mund të shoqërohen me dhimbje muskulare apo vështirësi në lëvizje.

Shkaqet: Sapo flitet për dhimbje kockash, shumica mendojnë menjëherë për reumatizmën. Por nuk është gjithmonë kjo sëmundje shkaku i dhimbjeve, pasi ka raste kur mund të kemi të bëjmë me artrit.

Reumatizma është një sëmundje me karakter degjenerativ, e cila fillon me dëmtimin e kërcit, I cili bëhet zanafilla e një procesi inflamator, që prek indet. Ndërsa artriti është një iflamacion I kyçeve ka karakter kronik. Dhimbjet e zakonshme të kockave, që përbëjnë shumicën e rasteve, kanë të bëjnë me gabime të mënyrës së qëndrimit, sidomos gjatë kryerjes së punëve që përsëriten (p.sh. nga qëndrimi në tavolinën e punës).

Ndodh që në origjinë të dhimbjeve të kockave të qëndrojë edhe mungesa e aktivitetit fizik apo ndryshimet e menjëhershme të temperaturës. Një tjetër shkak i këtyre dhimbjeve mund të jetë edhe hiperparatiroidizmi, i cili konsiston në sasinë e madhe të prodhimit të paratormoneve, hormone që kanë të bëjnë me rregullimin e metabolizmit të kalciumit. Në disa raste, në bazë të dhimbjeve të kockave mund të qëndrojë edhe kanceri. Në rastin e kancerit të kockave, dhimbja është akute. Edhe leucemia mund të provokojë dhimbje të tilla.

Trajtimet: Trajtimet për dhimbjet e kockave ndryshojnë në varësi të shkakut. Ato variojnë nga ushtrimet fizike, deri te kemioterapia. Në rastin e artritit, nuk ka një kurë specifike, por sëmundja mund të mbahet nën kontroll, në mënyrë që të mos përkeqësohet jetesa e të sëmurit. Mjekët rekomandojnë pushim, nxehtësi në vendet ku ndihet dhimbja dhe përdorimin e antiinflamatorëve. Gjithashtu, nuk mund të lihet jashtë vëmendjes as fizioterapia, e cila forcon muskujt. Një tjetër alternativë janë kurat termale, për të tonifikuar muskulaturën dhe shtuar lëvizshmërinë.

Të Lidhura

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën
Të ndryshme

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën

10 Prill, 2026
Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026
Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…
Histori

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…

5 Prill, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it
Të ndryshme

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

5 Prill, 2026
“1 Prilli, Dita  e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini
Të ndryshme

“1 Prilli, Dita e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini

1 Prill, 2026
Jurgen Gjoni, një zë i ri që sjell emocion dhe shpresë në poezi
Të ndryshme

Jurgen Gjoni, një zë i ri që sjell emocion dhe shpresë në poezi

31 Mars, 2026

TË FUNDIT

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt
Aktualitet

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt

14 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 14 prill 2024

14 Prill, 2026

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”
Bota

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”

13 Prill, 2026

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit

13 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com