InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Shpërthimi i Emulacionit Rilindas

21 Nëntor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Shpërthimi i Emulacionit Rilindas

Nga Elona CASLLI

Kohët e fundit nuk kemi veçse një shpërthim të virusit në Shqipëri, por kemi edhe një shpërthim të tabelave të emulacionit, që përdoreshin dikur në diktaturën komuniste për të shfaqur punëtorët e dalluar në vend.

Kjo mendësi e kalbur komuniste, synon që çdo profesioni t’i japë një fytyrë të caktuar.

Shpërthimin e emulacionit e gjejmë rëndom në profilin e Edi Ramës, Ogerta Manasterliut dhe Erion Veliajt nëpër rrjete sociale.

Edi Rama, harron se mjekësia në Shqipëri, nuk mund të përfaqësohet me një fytyrë të vetme, për faktin e thjeshtë se në Shqipëri ka kudo mjekë që përballen me sfida të vështira dhe i kapërcejnë këto të fundit, pa foto në Facebook, pa deklarata para kamerave dhe pa zhurmë televizive.

E në respekt të stafit mjekësor që e kryen detyrën e tij pa bujë në këto kushte të vështira, nuk duhet të shpërthejë emulacioni rilindas, por mirënjohja dhe falenderimi duhet të jetë i përgjithësuar dhe jo i personalizuar, pasi nuk dëshmon gjë tjetër veçse praninë e ” Të dalluarve të Partisë”.

Ogerta Manasterliu, duhet të kuptojë se infermieria në këtë vend, nuk ka një fytyrë të vetme. Ka mijëra fytyra që nuk i njeh kush dhe nuk shfaqen askund. Ndaj Ogerta, të na e kursejë Tabelën e Nderit të Partisë me statuse të personalizuara për një individ të caktuar.

Erion Veliaj, nga ana tjetër krijon këndin e emulacionit për bojaxhinjtë e bashkisë dhe në atë kënd var një individ që sipas Veliajt e kryen punën shumë mirë.

Këndi i emulacionit është primitiv, është rrëqethës dhe i neveritshëm.

Nuk ka nevojë të pohoni se kush janë të Dalluarit e Rilindjes. Dallohen edhe pa i dalluar ju, në Këndin e Emulacionit.

Dallohen nga gjuha që flasin dhe nga qëndrimet që mbajnë.

Post Scriptum- Nuk ju ndahet shpirti nga Emulacioni Socialist.

Të Lidhura

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026

TË FUNDIT

NÇim Peka ndryshon mendim: Rroftë protesta, PD duhet t’i bashkohet
Aktualitet

NÇim Peka ndryshon mendim: Rroftë protesta, PD duhet t’i bashkohet

5 Qershor, 2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Aktualitet

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

5 Qershor, 2026

PLL: Në Mbrojtje të Rendit, Ligjit dhe Sigurisë së Qytetarëve
Aktualitet

PLL: Në Mbrojtje të Rendit, Ligjit dhe Sigurisë së Qytetarëve

4 Qershor, 2026

“Janë vjedhur 15 ton kokainë në Shqipëri” – Artan Hoxha plas “bombën”: Karteli i fuqishëm ka vendosur 30 milionë euro pagesë për vrasjen e grabitësve
Aktualitet

“Janë vjedhur 15 ton kokainë në Shqipëri” – Artan Hoxha plas “bombën”: Karteli i fuqishëm ka vendosur 30 milionë euro pagesë për vrasjen e grabitësve

4 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com