Marrë shkas nga një status në faqen e fcb të Kryetarit të Partisë Lëvizja e Legalitetit z.Shpëtim Axhami, ku jepet një takim pune i Tij me znj,Valbona Mentor Quku, vajzën e ish një prej ideatorëve kryesor të këtij koalicioni mes legalistlve dhe ballistëve, në Shkodër në viti 1996, me të drejtë lind pytja e mësipërme.
Postimi i plotë👇
Momenti që të djathtët të bëhen bashkë!
Me znj. Valbona Mentor Quku!
Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një takim pune, me znj. Valbona Quku Lisha, e cila ka ardhur këto ditë nga SHBA, për punë dhe angazhime konkrete në vazhdimësi këtu në Shqipëri.
Znj. Quku, e lindur dhe e rritur në qytetin e vlerave, Shkodër, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në arsim, sport dhe art. Ajo është e bija e Mentor Qukut, një prej ideatorëve kryesorë të krijimit të së “DJATHTËS SË BASHKUAR” në Shkodër. Ky koalicion, mes legalistëve dhe ballistëve, bëri të mundur fitoren e z. Bahri Boriçi si kryetar bashkie në vitin 1996, kandidat ky i këtij bashkimi politik.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2023, znj. Valbona Mentor Quku kandidoi për Këshillin Bashkiak të Shkodrës nën siglën e Partisë Lëvizja e Legalitetit (PLL), e cila siguroi një mandat në këtë këshill. Përtej kësaj, vullneti, dëshira dhe motivimi i saj për të vijuar kontributin në politikë mbeten të pandryshuara edhe sot…Pse Jo, Koha na kërkon, gjithçka e mundur për ne🇦🇱