InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Show Biz

PRAPASKENA e përplasjes fizike mes Laert Vasilit dhe Gertit për të dashurën aktore!

12 Janar, 2025
in Show Biz
A A
PRAPASKENA e përplasjes fizike mes Laert Vasilit dhe Gertit për të dashurën aktore!

Gert Ferra pjesë e shtëpisë së “Big Brother” është një personazh i njohur në radhën e aktorëve, por i tërhequr disi nga zhurma mediatike. Menjëherë, në shtëpi ai ka gjetur miqtë e tij nga aktrimi. E kemi fjalën pikërisht për Laert Vasilin, me të cilin vetë Gerti pranoi se ka një raport të mirë. Por teksa, raporti është përmirësuar, vite më parë, dy kolegët kanë pasur një sherr, që përfundoi në një përplasje fizike në pedonalen, pranë Teatrit.

Ngjarja daton në nëntor të 2015, ku sherri u bë objekt bisede në gjithë Tiranën. Sipas dëshmitarëve thuhet se në lokal, “molla e sherrit” ka qenë një femër, e cila ishte shoqëruesja e Laertit, e siç mendohet, edhe e dashura e tij. Bëhet fjalë për një aktore të Teatrit në atë kohë, ku ende sot vijon të jetë një emër i njohur në media.

Aktori, Laert Vasili, sipas dëshmitarëve e kishte tepruar me alkoolin, ndërsa kishte filluar të fyente të dashurën e tij në publik. I shqetësuar nga situata, Gert Ferra ka ndërhyrë, duke i dalë në mbrojtje vajzës që bën pjesë në rrethin e aktorëve, ndërsa sipas të pranishmëve i ka kërkuar Laertit të ulë zërin, moment që ka sjellë edhe konfliktin e madh mes tyre.

Burime kanë konfirmuar se Laert Vasili ka reaguar keq, duke lëshuar një vrull sharjesh ndaj Gert Ferrës, i cili po ashtu shoqërohej nga e dashura e tij. Ky i fundit është ndjerë keq për shkak të pranisë së shoqërueses së tij dhe ka tentuar ta nxjerrë Laertin nga lokali, me forcë. Për shkak të rezistencës së Laertit, gjatë përleshjes aktorët kanë rrëzuar tavolinat dhe shishet, duke shkaktuar kaos në lokal.

Pjesë e ngjarjes kanë qenë edhe disa punonjës policie, të cilët ndodheshin aty pranë dhe kanë mbërritur në vendngjarje. Por, me ndërhyrjen e tyre dhe pronarit të lokalit gjërat janë qetësuar. Dy protagonistët të kontaktuar në atë kohë kanë refuzuar të japin një qëndrim në lidhje me çështjen, megjithëse sipas burimeve, kjo nuk është hera e parë që ndodh një konflikt i tillë.

Por duket se kjo histori i përket të shkuarës dhe tashmë të dy kolegët gëzojnë një raport shumë të mirë, dhe kanë lënë pas historinë e rëndë. Laerti dhe aktorja janë ndarë vite më parë, duke i dhënë fund edhe raportit që në atë kohë njihej nga të gjithë kolegët e tyre.

Të Lidhura

Mateo pranon krizën me Brikenën: “Jemi ftohur, por dua ta rregullojmë”
Show Biz

Mateo pranon krizën me Brikenën: “Jemi ftohur, por dua ta rregullojmë”

30 Mars, 2026
Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë
Show Biz

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë

21 Mars, 2026
‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj
Show Biz

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

19 Mars, 2026
Kreu i legalistëve Shpetim Axhami uron martesën e Princit Leka II me Blerta Celibashin
Show Biz

Kreu i legalistëve Shpetim Axhami uron martesën e Princit Leka II me Blerta Celibashin

15 Mars, 2026
U përfshi në një sherr me armë zjarri, arrestohet Gjesti
Show Biz

U përfshi në një sherr me armë zjarri, arrestohet Gjesti

12 Mars, 2026
Produksionit i del skema zbuluar…askush nuk do të eliminohet nga televotimi i fundit? Ja pse
Show Biz

Produksionit i del skema zbuluar…askush nuk do të eliminohet nga televotimi i fundit? Ja pse

11 Mars, 2026

TË FUNDIT

Mateo pranon krizën me Brikenën: “Jemi ftohur, por dua ta rregullojmë”
Show Biz

Mateo pranon krizën me Brikenën: “Jemi ftohur, por dua ta rregullojmë”

30 Mars, 2026

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme
Aktualitet

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

30 Mars, 2026

HOROSKOPI I DITËS së sotme, hënë 30 mars 2026!
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS së sotme, hënë 30 mars 2026!

30 Mars, 2026

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara
Aktualitet

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara

29 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com