Një sasi lënde plasëse e dyshuar si tritol, i është vendosur një hoteli në Theth, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Paraprakisht mësohet se rreth orës 1:30 minuta, një person i cili duket edhe në kamera, është afruar në këmbë ka vendosur lenden plasëse dhe është larguar.
Nga shpërthimi ka dëme të shumta materiale. Biznesi është në pronësi të shtetasit Ç.Berishta. Policia ka arritur të arrestojë autorin, i cili është një i ri nga një fshat tjetër. Ai po merret në pyetje në lidhje me shkaqet e vendosjes se lëndës plasëse në hotel.