Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur sot në Elbasan. Paraprakisht mësohet se një shtetas italian, 63 vjeç, ka humbur jetën dyshohet për shkaqe natyrale, në hotelin ku ishte akomoduar.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në fshatin Tregan. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.