Rreth 158 njerëz kanë vdekur sipas shifrave të fundit zyrtare, pasi përmbytjet goditën disa pjesë të Spanjës të mërkurën – veçanërisht në Valencia
Pothuajse të gjitha vdekjet – 155 – janë regjistruar në këtë rajon, me dy të tjera në Castilla-La Mancha dhe një tjetër, një britanik, në Andaluzi.
Banorët e Valencias kanë përshkruar skena “makthi”: “Ne të gjithë njohim dikë që ka vdekur”.
Ekipet e urgjencës po vazhdojnë të kërkojnë për të zhdukurit – qindra ushtarë janë vendosur në Valencia për të ndihmuar në operacion.
Ekipet e emergjencës në Spanjën jugore po vazhdojnë ende të kërkojnë per persona të cilët rezultojnë të zhdukur nga katastrova dhe përmbytjet masive.
Stuhitë dhe reshjet që filluan të martën dhe vazhduan të mërkurën shkaktuan përmbytje në të gjithë Spanjën jugore dhe lindore, duke u shtrirë nga Malaga dhe deri në Valencia. Përrenjtë me baltë përmbysën me shpejtësi të madhe automjetet në rrugë, ndërsa mbeturinat dhe sendet shtëpiake rrotulloheshin në ujë. Policia dhe shërbimet e shpëtimit përdorën helikopterët për të evakuuar njerëzit nga shtëpitë e tyre dhe gomone për të arritur tek shoferët e bllokuar mbi makinat.
Stuhia Dana është shkaktuar nga një sistem moti shkatërrues në të cilin ajri i ftohtë dhe i ngrohtë takohen dhe prodhojnë re të fuqishme shiu, një model që besohet se po rritet më shpesh për shkak të ndryshimeve klimatike.Për herë të parë është parashikuar si fenomen më 1886 dhe në vitet 2000 është përcaktuar me emrin Dana.