Tiranë 27-09-2024
Zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut po prodhojnë regres si brenda shtetit, po ashtu edhe nga pikëpamja e aderimit në BE.
Nuk po jepet asnjë dritë jeshile për progres dhe përmisim, as të imazhit të shtetit në raport me Perendimin dhe as përmisim të marëdhënieve ndër etnike.
Gjatë këtyre ditëve kanë ndodhur disa ngjarje që prodhojnë pesimizëm në opinionin publik. Kryeministri dhe qeveria aktuale nuk po trajtojnë çështje që zgjidhin mormarrëveshje, por me deklarata të pamatura po i thellojnë ato.
Më bëri përshtypje kundërpërgjigja e kryeministrit Micskovski adresuar kreut të grupit parlamentar të VLEN, Z. Halil Snopçe. Cfarë ndodhi?
“Nëse miratohet Ligji për Branitellat, VLENI nuk do të jetë pjesë e qeverisë”,kështu ka deklaruar pak ditë më parë kryetari i Grupit Parlamentar, Halil Snopçe. Fatkeqisht , Micskovski përdori një gjuhë aspak korrekte, madje shumë të vrazhdë dhe amatoreske. Kryeministri si kundërpërgjigje u shpreh: “Me fat i qoftë”.
Nisur thjeshtë nga ky fakt qëndrimet e kryeministrit maqedonas janë krejtësisht jashtë çdo logjike elementare sesi një koalicion quhet të jetë në sinkron vendimarrje. Mickovski po tejkalon edhe lajthitjet e parardhësit të tij Nikolla Gruevski në aspektin e komunikimit me publikun.
Ai nuk shfaq asnjë lloj elegance në diskursin politik. Përbuzës me deklaratën e kreut të grupit parlamentar “Vlen”. Me fjalor të pagdhendur adresuar BE-në, cinik kur bëhet fjalë për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, i rëndomtë kur viktimizohet se kinse ndaj Maqedonisë ekzistojnë komplote për destabilizim e deri të marrëzia duke e quajtur partner strategjik Orbanin.
Në rrethana të tilla mund të konkludohet se krizat në Maqedoni do të vazhdojnë të thellohen. Sigurisht përgjegjës mbetet klasa politike maqedonase.
Me vjen habi sesi nuk pati asnjë reflektim për refuzimin e BE-së, por në nxitim e sipër, Mickovski priti kryeministrin e Hungarisë Orbanin (aleatin strategjik të Putinit).
Nuk kam asnjë gjë kundër vizitave zyrtare, por në rrethana të tilla , një kryeministër i sapo ulur në fron pret në vizitë dhe e konsideron partner strategjik, kjo është tmerrësisht papërgjegjshmëri dhe idiotizëm.
Nuk mundet t’i hakmerresh qëndrimeve të BE-së, duke përqafuar linjën putiniste në mes të Evropës. Këtë gjë duhet ta ketë parasysh partneri shqiptar VLEN!!!
Kriza në Maqedoni nuk është vetëm brenda saj, ajo po shfaqet edhe në raport me Bashkimin Evropian.
Rruga e pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE, tash do të ketë dy korsi. Grupet e negociatave do të hapet vetëm për Shqipërinë, ndërsa për Maqedoninë ka ende shumë punë për të bërë.
Ndërsa lajmi i mirë është për Shqipërinë, për Maqedoninë natyrisht nuk ka me keq. Vetoja e Bullgarisë është vetëm sebepi sepse Maqedonia nuk ka përmbushur shumë detyra shtëpie si në planin e brendëshëm si në raport me fqinjët.
Marrëveshjet si koncept bëhen për të zgjidhur mosmarrëveshjet, por klasa politike maqedonase është dhe po tregohet mjerisht shumë amatoreske.
Marrëveshja e Ohrit garantonte barazi, për pasojë qetësi dhe relaksim marrëdhëniesh, Marrëveshja me Greqinë zgjidhte një tjetër krizë, ajo me Bullgarinë ku është rënë ndakort në korrik të vitit 2022 që RMV të ndryshonte kushtetutën dhe të përfshinte pakicën bullgare do t’i hapte një derë për negociata me BE-në. Fatkeqësisht , marrëveshjet po thellojnë mosmarrëveshjet.
Në politike e diplomaci ekziston një formulë metaforike: “shkopi dhe karota”! Në këtë aspekt tash së fundi Maqedonia si shpërblim mori “SHKOPIN” për shkak të politikave të saj regresive,
Duket qartë që shteti i llastuar duke I ofruar gjithnjë “karotën”, tash do të përballet me “dajak”.
Sigurisht kështu do të ndodhte sepse edhe durimi e ka një kufi. Maqedonisë i është dhënë mundësia e pamerituar për reflektim , por klasa politike maqedonase mbetet anadollake në mendim dhe në veprim.
Ata pandehin se mund ta ndërtojnë identetin e rrejshëm me metoda etnocentrike dhe me falsifiime historike. Me Bullgarinë në konflikt për gjuhë e histori, me shqiptarët zhytur në një krizë ndëretnike, me grekët “terhiq e mos e këput”, me Beogradin as në qiell as në tokë, me BE-në asnjë dritë jeshile, me Amerikën…( a u takua presidentja me Bajden?!!).
Domëthënë,të gjithë janë të lodhur në mënyrën e tyre duke pritur reflektimin e klasës politike maqedonase!
Në kushte të tilla, shtrohet çështja cfarë qëndrimesh duhet të këtë VLEN?
Po të marrim në analizë vetëm deklarëtën e kreut të grupit parlamentar Halil Snopçe se: “nëse kalon ligji për Branitelat dhe anashkalohen ish -ushtarët e UCK-së mund të largohemi nga qeveria”, hallet dhe telashet e këtij shteti bëhen akoma më të mëdha.
Nëse ndodh dicka e tillë, atëherë Vlen duhet të largohet me të vërtetë urgjentisht nga koalicioni. Kësisoj, kriza politike, institucionale, etnike e shtetërore do të pamundësonte funksionimin normal të shtetit.
Nuk uroj të ndodhë kjo katrahurë, por nëse ndodh, atëhere VLEN do të shenohet në histori se – LA QEVERINË PËR SHQIPTARINË!
Ta zëmë se kolacioni i kryesuar nga Ali Ahmeti do të shkojë në qeveri edhe në këtë rast do të shenohet si TRADHËTIA më e madhe që I bëhet interesit shqiptar.
Ndaj Micskovski duhet të ndryshojë kursin dhe jot ë ecë në gjumën e paraardhësit të tij Gruevski cili e drejtoj qeverinë përmes vasalitetit të BDI-së. Ai eksperimentoj me interesat e shqiptarëve gjatë 20 viteve duke u ofruar partnerëve shqipfolës përfitime financiare, tenderime dhe benifite të tjera në dëm të interesit shqiptar, ai krijoj kushte për kriminalizim të shoqërisë shqiptare etj. Andaj VLEN duhet të tregojë me vepra se është aty për të mbrojtur interesin shqiptar. Në të kundërt, gjithcka është e kotë!
Si përfundim, Maqedonisë i është shtuar edhe nje tjetër krizë, tash me BE-në!