Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me publikimin e listës së drejtuesve politike të PS gjatë, Asamblesë së Rilindjes në Durrës.
Paloka shprehet se Rama ka nxjerr bandën e hajdutëve që i quan dhe drejtues politikë.
“Dihej që nuk do ishin ata “fituesit” e zgjedhjeve të fundit se ca i ka futur brenda e ca i ka bërë gati. Nuk isha kurioz se çfardo të fusë në furrë Rama, nga i njëjti brumë plehrash e bajgash i gatuan. Ai që po prisja me kuriozitet ishte reagimi i atyre që çfare nuk thanë kundër drejtuesve të qarqeve të PD të caktuar nga Berisha…Po deri tani asgjë?!!!”, shkruan Paloka.
Më pas ai thotë që ka rezerva për listën e PD pasi i duket e pafalshme për disa demokratë q lëshojnë gjithë bateritë kundër vetes dhe nuk anë gjetur ende asnjë fjalë për llumin e plehrat e Ramës.