Shpetim Axhami, kryetar i PLL
Gëzuar “Ditën e Mbretërisë Shqiptare.
Data 1 Shtator meriton të njihet zyrtarisht si
“Dita e Mbretërisë Shqiptare”
Familja Mbretërore është një vlerë kombëtare!
Dënojmë me forcë fushatën denigruese me prapavijë të thellë politike kundër Princit të Kurorës!
PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT
Të nderuar qytetarë shqiptarë!
Sot, për të gjithë ne, është një ditë e shënuar, ditë që bën krenar çdo shqiptar dhe tregon kohë të lavdishme që kombi ynë ka kaluar!
Në këtë ditë të shënuar të 1 Shtatorit, shënojmë me krenari plot 96 vjet nga shpallja e Mbretërisë Shqiptare dhe kur Ahmet Zogu u bë Mbret i Shqiptarëve.
Kjo ditë e radhiti Shqipërinë historikisht dhe ligjërisht si një shtet me rend kushtetues mbretëror, ashtu si shumë shtete të tjera europiane, duke u bërë krenari kombëtare për çdo shqiptar. Periudha e mbretërisë, nga viti 1928 deri në vitin 1939, ishte periudha kur shteti shqiptar pati një stabilitet politik dhe ekonomik, duke hedhur themelet e para të një shteti modern europiano-perëndimor.
Prandaj, ne jemi besimplotë se është momenti që Shqipëria të qeveresit kundrejt një Filozofie Zogiste me një sistem qeverisës Mbretëror dhe për këtë, gjithashtu, ne jemi të bindur, se nuk do të jetë e largët dita që do të kemi një datë tjetêr historike, atë kur mbretëria do të rikthehet përsëri në Shqipëri.
Familja Mbretërore sot përfaqëson dhe mbetet një vlerë kombëtar, me një status të veçantë parlamentar. Megjithatë, aktualisht, qëllimisht dhe me prapavijë të theksuar politike, për vlerat e trashigueshme në vazhdimësi që mbart, po sulmohet trashëgimia e Monarkisë Shqiptare. Çështja penale kundër Princit të Kurorës, Leka II, dhe mënyra e trajtimit të saj, çdo shpifje e pabazë dhe çdo formë tjetër hetimi është një sulm politik për të izoluar opozitën dhe për të shkatërruar reputacionin e Princ Leka II.
Edhe pse çdo gjë në lidhje me këtë çështje është e vërtetuar dhe e dokumentuar publikisht nëpërmjet videove dhe mediave, ky është një aksion i mirëorganizuar nga pasardhësit e sistemit komunist, me elementë të tyre brenda sistemit të drejtësisë, të cilët mbeten aktivë në persekutimin e atyre që përfaqësojnë vlerat demokratike të shtetit dhe kombit tonë.
Duke u nisur nga kjo, Partia Lëvizja e Legalitetit dënon me forcë këtë aksion me prapavijë të theksuar politike kundër Princ Leka II. PLL gjithashtu bën thirrje dhe kërkon:
- Të hiqet dorë nga fushata e inskenuar denigruese për të shkatërruar reputacionin e Princit Leka dhe nga izolimi politik i opozitës.
- Miratimi i kësaj kërkese të merituar, që data 1 Shtator të njihet zyrtarisht si “Dita e Mbretërisë Shqiptare”, do të ishte në nderin e institucioneve shtetërore shqiptare dhe do të rriste krenarinë kombëtare për çdo shqiptar.
Gëzuar 1 Shtatorin – Ditën e Mbretërisë Shqiptare – dhe qoftë sa më e afërt dita e rikthimit të saj me Trashigimtarin e Kurorës, Princ Leka II, ulur në Fronin Mbretëror🇦🇱
Gëzuar!