Alex Soros, drejtuesi i Fondacionit Shoqëria e Hapur, ka publikuar në rrjetet sociale, një foto më kryeministrin Edi Rama.
Djali i miliarderit amerikan, George Soros, shkruan se tashmë është bërë traditë që çdo verë të vizitojë Shqipërinë, si një përmbyllje e pushimeve.
“Përfundimi i verës me vëllain tim në Tiranë është bërë traditë”, shkruan Soros në rrjetet sociale, i cili ka publikuar edhe foton ku shfaqen të dy të përqafuar dhe buzëqeshur.