InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Politikë

Zjarri i plehrave në Vlorë/ Berisha: Vepër e korrupsionit të Ramës, 20 mln eurot e landfillit ia dha Zotos

26 Korrik, 2024
in Politikë
A A
Zjarri i plehrave në Vlorë/ Berisha: Vepër e korrupsionit të Ramës, 20 mln eurot e landfillit ia dha Zotos

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në tubimin e sotëm, ka folur rreth krimit mjedisor në Vlorë, ku prej dy ditësh vijon zjarri në landfillin e mbetjeve, teksa kjo është një situatë që përsëritet prej 4 vitesh.

Berisha tha se ky krim makabër mjedisor që kërcënon shëndetin e të gjithë banorëve dhe pushuesve e turistëve në zonë, është vepër tërësore e korrupsionit të Edi Ramës. Lidero demokrat tha se Vlora përjeton këtë dramë mjedisore sepse landfilli i ri i Vlorës, i financuar prej 20 milionë eurosh njëlloj si djegësi i Tiranës nuk ekziston.

Berisha tha se 20 milion eurot për landfillin e Vlorës, kryeministri Edi Rama ia dha Klodian Zotot, pasi i dha qindra miliona eurot për 3 inceneratorët.

Sali Berisha: Miqtë e mi, në qoftë se sot keni ndjekur televizionet, keni parë Vlorën të shndërruar prej dy ditësh në një qytet të botës së katërt. Vlora në kulmin e sezonit turistik ka dy ditë e mbuluar nga bloza, helmet, tymi i djegies në natyrë të qindra mijëra ton plehrash. Djegie që shpërndan helm, toksina nga më të rrezikshmet për shëndetin e njerëzve në të gjithë zonën turistike të Vlorës, nga Zvërneci në Orikum. Ky krim makabër mjedisor që kërcënon shëndetin e të gjithë banorëve dhe pushuesve e turistëve në zonë, është vepër tërësore e korrupsionit të Edi Ramës. Do të doja të akuzoja me këtë rast bashkinë e Vlorës, por mund të them se ajo ndoshta ka kryer krimin e shëmtuar dhe i ka vënë flakë mbi gjysmë milion tonelata plehra të grumbulluara. Por, Vlora përjeton këtë dramë mjedisore sepse landfilli i ri i Vlorës, i financuar prej 20 milionë eurosh njëlloj si djegësi i Tiranës nuk ekziston. Njëlloj si djegësi i Tiranës është sipërmarrje e Edi Ramës, me emër të Klodian Zotos.

Edi Rama, pasi firmosi për të tre inceneratorët, njëri prej të cilëve nuk ka as themele, dy të tjerë nuk punojnë, vendosi të shtrijë kthetrat e tij të zeza edhe në landfillin e ri të Vlorës dhe ia vari strajcën në qafë Klodian Zotos. Sepse me Klodianin ai vodhi me Erion Veliajn 136 milionë euro të djegësit të Tiranës. Vodhi 40 milionë euro të djegësit të Fierit që nuk funksionon. Vodhi 28 milionë euro të llamarinës së Elbasanit që nuk funksionon. 
Po nuk kishte për Edi Ramën emër më të dashur, më të besuar për të vjedhur se sa Klodian Zoton dhe i dha atij landfillin e Vlorës me 20 milionë euro. 

Miqtë e mi, së bashku kemi denoncuar me dhjetëra e qindra herë shndërrimin e pasurive publike, shndërrimin e pasurive natyrore në mallkim për qytetarët shqiptarë. Të ndërtosh tunelin e Llogarasë 180 milionë euro për një zonë e cila në 9 muaj të vitit nuk ka as 3 mijë banorë nga Palasa në Himarë dhe në kulmin e sezonit turistik, sipas shtretërve, arrin maksimumin në 12 deri në 15 mijë banorë për një periudhë dymujore, do të thotë të investosh për një banor 60 mijë banorë. Do të thotë të investosh për një shtrat turistik 45 mijë euro. Do të thotë të investosh për banorë e turistë të marrë bashkë në dy muaj 15 mijë euro.

Miqtë e mi, kjo është një vepër ndër më kriminalet, të cilën nuk do ta ndërmerrte kush. Një njeri që i thotë ekonomisë, ekonomi. Një njeri që e di se nuk investohen kurrë në infrastrukturë 60 mijë euro për banor se nuk mund të investohen kurrë për turizëm 45 mijë euro për shtrat turistik. Po e gjitha kjo bëhet vetëm e vetëm për të vjedhur, për të vjedhur dhe për të vjedhur. Dokumentet tregojnë se në tenderime u vodhën së paku 40 milionë euro. Po Vlora nuk ka landfillin e plehrave. Por Vlora, Durrësi dhe i gjithë bregu në Shqipëri, ujërat e zeza i derdhin në det sepse nuk paguajnë energjinë për impiantet e përpunimit të tyre. Ndaj dhe turizmi i Shqipërisë është turizmi i një vendi me 400 kilometra breg dhe asnjë flamur blu nga Buna te Kepi i Stillës. Sepse nuk lejon vjedhja, nuk lejon korrupsioni.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 24 Prill 2026

24 Prill, 2026

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e enjte, 23 prill 2026

23 Prill, 2026

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com