InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Politikë

Bejko: U kërkoj ndjesë të gjithë demokratëve dhe opinionit publik që për gati një vit mbështeta Lulzim Bashën

25 Korrik, 2024
in Politikë
A A
Bejko: U kërkoj ndjesë të gjithë demokratëve dhe opinionit publik që për gati një vit mbështeta Lulzim Bashën

ROLAND BEJKO

Dinjitozët vdesin në këmbë, zvarranikët, poshtë këpucëve të idhujve të tyre!

===================

1/3 e listave të mbyllura do prodhojë 2/3 e vendeve në Parlament në zgjedhjet e 2025. (103 deputetë)

2/3 e listave të hapura, do çojnë në Parlament vetëm 1/3 e deputetëve, pra 37 prej tyre.

A iu kujtohet kur nisi foltoret e tij në çdo qytet se çfarë u thoshte Sali Berisha?!

-“Nuk do të ketë më listë kryetarësh për deputetët dhe kryetarët e bashkive. Të gjithë do t’i zgjidhni ju, me votën tuej, me primare.. Etj…”

Ndërsa u thoja që kujdesni se po iu gënjen. Nuk më besuat. Llogjikisht një autoritar në formim, për më tepër dhe në hall me drejtësinë, nuk bëhet dot demokrat duke kaluar ylberin.

Le t’i shikojnë hajrin tani, të gjithë ata që e besuan. Vet mori PD, , Ramës i dhuroi mandatin e katërt, ndoshta dhe të pestin. Opozitën e varrosi. Nuk është më parti pushteti.

Gallata më e madhe është kur shikoj ndonjë mikun tim në televizor që i thotë: ” Doktor, po të mashtron Oerdi, po bën pazar me Damianin në kokën e vet…”

Dmth, Doktori nuk di gjë ça bën Oerdi pas krahëve të tij, ashtu siç nuk e dinte as Luli në 2020 se ça bënte Oerdi me Damianin. Dhe tani, ky( Luli dmth) e kam parë që është shuuumëë i shqetësuar se po bëhet Katovica 2, ose pazari i dytë pas 2008 midis Berishës dhe Ramës.

Mos more! Kur ishte bashkë me Doktorin, nuk e dëgjova ndonjëherë Lulin ta kundërshtonte sistemin elektoral që buronte nga pazari antikushtetues i 2008, përkundrazi, sa më shunë u premtonte demokratëve se kandidatët do t’i zgjidhnin ata, aq më shumë prishi dhe shkatëroi çdo rregull e parim statutor për caktimin e kandidatëve si për kryetarë bashkie, ashtu dhe për deputetë, pa konsultuar asnjë forum vendimarrës duke kaluar nëpërmes një proçesi fals të propozimeve të kandidatëve nga strukturat e partisë. Lista, siç e dini të gjithë, bëhej nga Basha-Berisha duke futur në to besnikët e tyre, fiks disa minuta para se të përfundonte afati kushtetues i regjistrimit në KQZ.

Por, a ka të drejtë të ndryshojë mendim dhe qëndrim për sistemin zgjedhor Luli sot që nuk po e pyet më kush në parlament?!

Patjetër që po, është në të drejtën e tij ta bëjë këtë. Por çështja është se nuk po e beson më njeri, sepse kur e kish në dorë ta bënte ndryshimin e sistemit zgjedhor, nuk e bëri, përkundrazi, e deformoi edhe më shumë. E bëri mysibet.

Kështu që kur humbet të drejtën morale, e drejta njerëzore për të ndryshuar nuk të vlen për asgjë.

Madie duke folur ti që duhet të heshtësh, u prish punë dhe atyre që kanë të drejtën morale dhe politike të shprehen. Madie, ua kompromenton kauzën për ndryshimin e sistemit, po aq saç ua kompromentoi luftën kundër komunizmit Sali Berisha, antikomunistëve të vërtetë. Ndaj dhe dekomunistizimi i Shqipërisë nuk u bë kurrë.

Duke folë Basha për ndryshimin e sistemit të 2008, nga i cili, sa ishte vet përfitoi shumë duke e bërë PD parti të dy kryetarëve, ma merr mendja që ky sistem i kryetarokracisë, nuk do ndryshojë kurrë. Të drejtën morale sot për të ndryshuar sistemin, dhe për të denoncuar çdo pazar që po bëhet mbi kurriz të shqiptarëve e kanë vetëm ata që ose e kanë denoncuar dhe më parë, ose ata që janë viktima të tij, ose ata që janë rishtarë, por jo ata që kanë qenë arkitektët, përfituesit dhe zbatuesit e zellshëm të atij pazari të pistë të 2008.

Reagimet e sotme, me amendamente e propozime pa vlerë, (sepse peshën në parlament e ke zero, pasi grupi parlamentar të iku te Saliu sapo ti u ktheve), janë si kofini pas të vjelit. Nuk vlejnë. Reagimi i sotëm është hipokrizi. Kësaj i thonë,vdis pa të të dua! Sepse, edhe një herë, kur e kishe në dorë, nuk e kërkove ndryshimin, madie bullizoje me mbështetësit e tu, çdo zë që kërkonte ndryshim të sistemit, sipas modelit që ti kërkon tani.

Demokracia në Shqipëri sot ka vdekur nga Saliu dhe Rama, i ndihmuar nga Luli,Meta dhe gjithë deputetët që kanë votuar pro këtij sistemi zgjedhor nga të paktën 2008 e deri më sot. Partitokracia dhe autokracia, po ngulen edhe më fuqishëm si bajoneta në shpinën e demokracisë së brishtë shqiptare. Dhe gjithë kjo, vetëm nga frika e drejtësisë së re që është kthyer në mankthin e elitës politike të korruptar të vendit.

Ps. Me këtë rast, u kërkoj ndjesë të gjithë demokratëve dhe opinionit publik që për gati një vit mbështeta njeriun e dytë të gabuar pas Sali Berishës në PD, me shpresën se ai, për një vit e gjysëm i zhdukur nga orbita e betejave politike, do kishte mësuar ndonjë gjë nga gabimet e së shkuarës. Të paktën do ta kishte kuptuar se lufta nuk fitohet pa bërë beteja. Ajo nuk fitohet as duke bërë Phonye Ware, (luftë fallco, e reme), as duke e bërë të tjerët betejën për ty, e ti në vend të përballljes, shkon e fshihesh pas murit të heshtjes. E sot që i ke humbur të tëra, del e flet pa pushim. Pra, heshte kur duhet të flisje, dhe flet sot kur nuk të dëgjon njeri…

E mbështeta se besova tek një parim që e pata lexuar në psikologji, se ngjarjet dramatike, kur vijnë dhunshëm në jetën e tjetrit në një moshë madhore, e ndryshojnë atë për mirë qoftë, a për keq. Por të kthehesh pas një heshtjeje të gjatë, dhe të vazhdosh të jesh i njëjti, pa nerv, pa trajtë, ose siç thuhet, pa shije, pa erë, pa formë, ti qofsh. Empatikët janë të tillë. Nuk ua ndjen për njeri tjetër, veç vetes. Nuk ndiejnë përgjegjësi.

Pra, edhe një herë, shumë ndjesë, dhe respekte të pafundme për të gjithë ata që janë ndarë qartazi nga idhujtaria ndaj kryetarëve, dmth, respekte për njerëzit e lirë dhe dinjitozë, e që nëse duhet të vdesin, zgjedhin të vdesin në këmbë e jo duke u zvaritur poshtë këpucëve të kryetarëve apo shefave të rradhës. Faleminderime ndaj kujtdo që më ka mbështetur, edhe pse sot mund të mos jetë dakord me mua. Koha është pasqyra e të vërtetës.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e mërkurë, 22 prill 2026

22 Prill, 2026

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Aktualitet

Nga zhurma te faktet: Terreni dhe institucionet konfirmojnë rolin pozitiv të “Beralb” në Pukë

21 Prill, 2026

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com