InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Politikë

Këlliçi denoncon para SPAK: Paratë që duhet të merrnin fermerët, i mori drejtori i inceneratorit të Tiranës

24 Korrik, 2024
in Politikë
A A
Këlliçi denoncon para SPAK: Paratë që duhet të merrnin fermerët, i mori drejtori i inceneratorit të Tiranës

Partia Demokratike ka vazhduar denoncimet para SPAK-ut për aferën e inceneratorëve.

Drejtuesi Politik i Tiranës, Belind Këlliçi dhe Koordinatori për Tiranën, Klevis Balliu, denoncuan rastin e Elton Buallit, drejtorit të inceneratorit të Tiranës, i cili ka përfituar nga fondet IPARD të BE-së, të cilat duhet të shkonin për fermerët shqiptarë.

Këlliçi deklaroi se me këto fonde, Bualli ka ngritur një serë, e cila nuk është sekuestruar akoma nga SPAK.

“Kemi nisur serinë e denoncimeve para zyrave të SPAK për atë që tashmë quhet organizata partnere e PS. Kemi ardhur për të vijuar denoncimet për një anëtar të grupit të strukturuar kriminal të inceneratorit të Tiranës, Elton Buallin.

Konfliktet dhe denoncimet e para për këtë individ që ka qenë drejtor i inceneratorit të Tiranës kanë nisur në përballjen që kemi pasur në 18 tetor 2020, ku së bashku me deputeten Ina Zhupa kemi bërë denoncimin e parë në landfill.

Më pas në gusht të vitit 2021, Klevisi ka nxjerrë pjesën dërrmuese të dokumenteve për këtë shtetas.

Për katër vite me radhë, PD ka mbajtur me dhjetëra deklarata e konferenca për këtë invidid, që mesa duket SPAK e ka harruar se është pjesë e grupit të strukturuar kriminal të inceneratorit të Tiranës.

Po flasim për individin që ka figuruar shpesh herë si drejtor i inceneratorit të Tiranës, inceneratorit të Fierit, në komunikimet në Zimbabve, në komunikime me Mirel Mërtirin, në komunikime kyçe me Bashkinë e Tiranës ku vendosej se ku do depozitoheshin dherat dhe në projektet qindra milionë eurosh në resortet ku do investonin prestanomet e inceneratorit të Tiranës në Tunizi.

Ky individ ka marrë 500 mijë euro hua nga ITS e Klodian Zotos për të blerë një truall dhe kjo është një nga dy kontratat e blerjes së tokës në landfillin e Sharrës.

Dhe për të aplikuar më pas përmes Stella Gugalles në AZHBR dhe për të përfituar 310 mijë euro nga fondet e programit IPARD.

Pra, paratë që duhet të merrnin ata që punojnë në bujqësi, fermerët tanë, i ka marrë drejtori i inceneratorit të Tiranës bashkë me Stela Gugallen për të ndërtuar një serë.

E cila edhe sot që flasim vijon të mos sekuestrohet nga SPAK.

Nuk e di se sa dokumente duhet të sjellim ende në SPAK. Por edhe nëse nuk ka funksionuar posta, sot i kemi bërë në format më të madh për të zbardhur për t’u ardhur në ndihmë prokurorëve për të zbardhur aferën më të madhe që ka parë Shqipëria dhe Tirana që është inceneratori i Tiranës, që deri tani ka kushtuar 132 milionë euro nga taksat tona.

Kreu i këtij grupi të strukturuar kriminal vijon të mbetet Erion Veliaj.

Ftoj sërish nesër qytetarët në orën 11:00 që të jenë pjesë e protestës së 18-të përpara Bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit, vjedhjes, incneratorit të Tiranës dhe bandës 5D”, deklaroi Këlliçi.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike
Bota

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike

16 Prill, 2026

Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!
Bota

Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!

16 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS së sotme: E enjte 16 prill 2026!

16 Prill, 2026

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës
Aktualitet

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës

15 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com