Zyrtarizohet largimi i Enkelejd Alibeajt nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Ishte kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e cila lexoi në seancën plenare shkresën e dërguar nga Alibeaj, i cili njofton se nuk është më pjesë e grupit të PD.
Theksojmë se ky vendim i Alibeajt erdhi pasi vula e Partisë Demokratike me vendim të Gjykatës së Apelit i kaloi ish-kryeministrit Sali Berisha.
Deputeti Alibeaj kishte njoftuar më herët në një postim në rrjetet sociale se s’mund të jetë pjesë e atij grupi që drejtohet nga Berisha.