InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Lifestyle

Studìmì ì fundìt per personat qe bejne pune me shtìza, perfìtìmet qe as nuk ì kìshìt menduar pasì

17 Qershor, 2024
in Lifestyle
A A
Studìmì ì fundìt per personat qe bejne pune me shtìza, perfìtìmet qe as nuk ì kìshìt menduar pasì

Flitet shumë rreth shëndetit e mirëqenies. Me dieta ekst reme, duket se të gjithë janë përqendruar si të jetojnë një jetë më të shëndetshme.

Por ajo që na mban të shëndetshëm ndoshta s’është një dietë e re ose një rutinë stërvitjesh.

Ndoshta mund të përdorim duart dhe fantazinë për mirëqenien e mendjes, trupit dhe shpirtit.

Sistemi ynë nervor është i aftë të përpunojë vetëm një sasi të caktuar informacioni njëherësh. Prandaj s’mund të dëgjoni dhe të kuptoni dy njerëz që ju flasin njëkohësisht.

Prandaj kur dikush krijon, ekzistenca e tij, përtej atij aktiviteti “pezullohet përkohësisht”. Nuk i mbetet mjaftueshëm vëmendje për të monitoruar mënyrën si ndihet trupi i tij, ose për problemet në shtëpi. S’e ndjen lodhjen ose urinë. Trupi i tij largohet.

Shkenca ka treguar se ky lloj përqendrimi ndër të tjera redukton stresin dhe lu fton infl amacionin. Trupat tanë janë në gjendje të vazhdueshme stresi sepse truri ynë nuk e bën dot dallimin mes një debati me shefin e një su lmi nga një ari.

Lëvizjet e përsëritura të punës së dorës, për shembull, aktivizojnë sistemin nervor parasimpatik, që qetëson atë reagimin “lu fto ose ik”.

Ndaj nuk do të ishte e tepërt të mendonit për punën me shtiza, qëndistarinë, pikturat, kraftet e krijimtarinë në përgjithësi, si një praktikë qetësuese ose ndoshta një formë meditimi.

Por kujdes, flasim për atë pjesë të krijimtarisë që realizohet fizikisht, pasi ka punë krijuese si të shkruarit, për shembull, që vënë në punë trurin dhe mund të jenë të lodhshme e të kenë efekt të kundërt me relaksimin.

Kohët e fundit neuroshkenca po kryen studime mbi efektet e punës së dorës në shpirtin dhe mendjen e njeriut. Studimet tregojnë se, puna me shtiza, por dhe forma të tjera si qëndisja, endja dhe thurja me grep kanë shumë të përbashkëta me vetëdijen e meditimin.

Në një studim të bërë online me më shumë se 3.545 njerëz që bënin krafte, nga Betsan Corkhill, një terapiste angleze e specializuar për punën e dorës, e cila ka bërë studime në lidhje me këtë fushë, më shumë se gjysma e atyre që u morën në pyetje u përgjigjën se kraftet i lumturonin.

Të tjerë u përgjigjën se punonin me shtiza vetëm për t’u qetësuar, për të larguar stresin e për të qenë më krijues.

Studimi zbuloi një lidhje të fortë mes shpeshtësisë së punës së dorës dhe humorit të atyre që morën pjesë në studim. Ata që punonin shpesh me shtiza (më shumë se tre here në javë) ishin më të qetë, të lumtur, kishin më pak ankth dhe më shumë vetëbesim.

Studimi u mbyll  kështu, “Puna me shtiza është e dobishme nga ana psikologjike e sociale, duke kontribuuar kështu në mirëqenien dhe cilësinë e jetës”.

Ishte interesante sepse studimi zbuloi se njerëzit që bëjnë punë dore në grup ishin më të lumtur se ata që punonin vetëm.

“Përdorimi i punës së dorës për të arritur meditimin i jep mundësinë një popullsie më të gjerë për të shijuar përfitimet e meditimit, pasi s’është e detyrueshme të kuptosh, pranosh ose përfshihesh në një periudhë të gjatë mësimi të praktikës. Kjo ndodh si një efekt anësor i natyrshëm”.

Të tjerë e kanë preferuar punën e dorës për t’u futur në një gjendje “valëvitëse”, atë që psikologu Mihály Csíkszentmihályi e përshkruan si “një gjendje përqendrimi ose përfshirje absolute me aktivitetin e kryer. Është një gjendje ne të cilën njerëzit janë aq të përfshirë në aktivitet, saqë gjithë të tjerat duken të parëndësishme”.

Dhe sipas Corkhill, dhe vetë Albert Ajnshtajni punonte me shtiza gjatë projekteve të tij për “për të qetësuar mendjen dhe qartësuar mendimin”. Studimet tregojnë se këto praktika përmirësojnë depresionin, an kthin, përballjen me vështirësitë dhe reduktojnë ndjeshëm stresin.

Të Lidhura

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi
Lifestyle

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

16 Mars, 2026
14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit
Lifestyle

14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit

9 Shkurt, 2026
Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet
Lifestyle

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

5 Shkurt, 2026
Arsyeja e vërtetë pse njerëzit duhet të puthen në mesnatën e Vitit të Ri
Lifestyle

Arsyeja e vërtetë pse njerëzit duhet të puthen në mesnatën e Vitit të Ri

3 Janar, 2026
EKSKLUZIVE: Letër prekëse për Krishtlindje – Parashqevi Simaku surprizohet nga djali i saj, Luke (FOTO
Lifestyle

EKSKLUZIVE: Letër prekëse për Krishtlindje – Parashqevi Simaku surprizohet nga djali i saj, Luke (FOTO

26 Dhjetor, 2025
Ja pse është e domosdoshme pastrimi i bimëve në shtëpi
Lifestyle

Ja pse është e domosdoshme pastrimi i bimëve në shtëpi

25 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026

“1 Prilli, Dita  e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini
Të ndryshme

“1 Prilli, Dita e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini

1 Prill, 2026

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…
Show Biz

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…

1 Prill, 2026

Brikena Kapedani, zëri i ri që po afirmohet fuqishëm në poezinë shqiptare
Kulturë

Brikena Kapedani, zëri i ri që po afirmohet fuqishëm në poezinë shqiptare

1 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com