Greta Bardeli, deputete e PD-së, qarku Shkoder
“Ushtari i Ramës në Bashkinë e Shkodrës është një mashtrues kronik dhe kjo është prova publike!
Në fushatën e mashtrimit dhe manipulimit të opinionit publik me mallëngjimin e një gënjeshtari, ai iu drejtua punonjësve të bashkisë përmes një letre pa hyrë në atë institucion duke premtuar se nëse do ishte ai Kryetar i Bashkisë Shkodër, nuk do kishte largime nga puna, madje do ishte në të mirën e tyre.
Por ai e nisi vitin me kartolinën mizore, letrën e largimit nga puna pa asnjë paralajmërim dhe motivacion për më shumë se 180 punonjës të Bashkisë Shkodër.
180 familje shkodrane burra e gra, fëmijë, por edhe qindra të tjera, ndërsa të gjithë njohën fytyrën e vërtetë të këtij mashtruesi kronik i cili e di shume mire qe ka hequr nga puna familjare në prag të pensionit, roje, sanitarë, dhe edukatorë – pikërisht ata që janë shtresa e varfër, e me atë rrogë mbajnë familjen në limitet e mbijetesës.
Këto spastrime masive sociale e politike tregojnë fytyrën e vërtetë të ushtarit te Ramës si përfaqësuesi më i zellshëm i korrupsionit kriminal në gjithë karrieren e vet publike, njeriut që vetë jeton në vila sheikesh miliona euro, ndërsa nuk e ka problem t’ju heq bukën e gojës njerëzve të thjeshtë të qytetit tonë!
Çfarë po ndodh në Shkodër është një shembull flagrant i mashtrimit duke u tallur me varfërinë! Të pabesit nuk i zihet besë!
Reagimi nuk do ndalet!
Beci duhet të mbajë e do mbaj përgjegjësi për veprimet e tij. Duhet të mbaj përgjegjësi publike e ligjore deri në fund për fyrjen dhe denigrimin që ju ka bërë 180 familjeve të Shkodrës! Nuk mund të lejojmë që të tallen e të sundohen të drejtat e shkodranëve.