=== console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block.
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

Zvicra, qendër e spiunazhit rus dhe kinez

29 Qershor, 2023
in Bota, Lajme
A A
Zvicra, qendër e spiunazhit rus dhe kinez

Agjencia kryesore e inteligjencës zvicerane, Shërbimi Federal i Inteligjencës (FIS), thotë se Zvicra është kthyer në një pikë të rëndësishme për spiunazhin rus. Sipas një raporti të fundit, një e treta e 220 zyrtarëve që Rusia ka akredituar në Zvicër, dyshohet se janë spiunë.

Dëbimet e trupave diplomatike dhe elementëve të tjerë nga vende të Europës dhe Amerikës së Veriut e kanë dobësuar spiunazhin rus në ëto vende, por në Bernë, sipas raportit, ai vijon i pashqetësuar.

“Në Evropë, Zvicra është një nga shtetet me numrin më të lartë të oficerëve të inteligjencës ruse që operojnë nën mbulimin diplomatik, pjesërisht për shkak të rolit të saj si mikpritëse e organizatave ndërkombëtare”, thuhet në raport.

OKB-ja e ka selinë e saj evropiane në Gjenevë, ku ndodhen edhe zyrat e disa agjencive të OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

“Nga rreth 220 personat e akredituar si staf diplomatik ose tekno-administrativ në misionet ruse në Gjenevë dhe Bernë, ndoshta të paktën një e treta punojnë për shërbimet e inteligjencës ruse,” tha shefi i FIS, Christian Dussey.

Shërbimi sekret zviceran, i cili ka një staf prej 450 punonjësish, tha se lufta në Ukrainë po e detyronte atë të shtrinte monitorimin e saj në zona që më parë kishin marrë pak vëmendje, si Turqia dhe India, sepse Rusia ka përdorur kompani në vende të tilla për prokurime.

Sipas FIS, edhe Kina numëron dhjetëra spiunë në misionet e saj diplomatike në Zvicër. Por agjentët e Kinës mbulohen kryesisht me angazhimin si shkencëtarë, gazetarë ose drejtues biznesi.

Të Lidhura

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal
Bota

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal

24 Qershor, 2026
Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival
Bota

Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival

7 Qershor, 2026
Trump për Iranin: Ata janë të fortë dhe krenarë, por s’kanë zgjidhje përveç marrëveshjes
Bota

Trump për Iranin: Ata janë të fortë dhe krenarë, por s’kanë zgjidhje përveç marrëveshjes

6 Qershor, 2026
Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike
Bota

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike

16 Prill, 2026
Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!
Bota

Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!

16 Prill, 2026
Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”
Bota

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”

13 Prill, 2026

TË FUNDIT

Martin Henze: Kosova – Faji i agresorit nuk duhet t’u ngarkohet viktimave
Aktualitet

Martin Henze kërkon hetime deri te Rama: “Shqipërisë i duhet një fillim i ri politik”

27 Shtator, 2026

Martin Henze: Kosova – Faji i agresorit nuk duhet t’u ngarkohet viktimave
Artikuj

Martin Henze: Kosova – Faji i agresorit nuk duhet t’u ngarkohet viktimave

26 Shtator, 2026

82 vite nga Masakra e Buzmadhes/ Axhami rikthen në vëmendje 21 viktimat: “Krimet nuk duhet të harrohen”
Aktualitet

82 vite nga Masakra e Buzmadhes/ Axhami rikthen në vëmendje 21 viktimat: “Krimet nuk duhet të harrohen”

26 Shtator, 2026

Një zë i ri i bashkohet muzikës shqiptare! La Nela debuton me “Na Të 2”
Show Biz

Një zë i ri i bashkohet muzikës shqiptare! La Nela debuton me “Na Të 2”

25 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com