Nëse të rastis të kalosh nga vendlindja e tij e të pyesesh për të, do të përgjigjen ‘djali me vrapin më të shpejtë’, që sfidonte edhe moshat më të rritura.
Ishte kjo nje cilesi e spikatur e tij, e cila bëri që të dilte i pari në konkursin për atletike dhe të vijonte studimet në Shkollën e Mesme Sportive “Benardina Qerraxhia”, në Durrës. Për të vijuar më pas studimet e larta në Univeristetin e Sporteve në Tiranë.
Pasioni i tij i madh ka qenë futbolli, por siç ndodh rëndom në Shqipëri, nuk mjafton vetëm talenti dhe pasioni. Por përpos kësaj vazhdonte të aktivizohej përherë në lojëra të ndryshme, deri sa një ditë në Shkurt të 2021-it, ftohet të bëhet pjesë e një grupi djemsh të rinj të Tirana Regby.
Regby nuk është një sport shumë i njohur në Ballkan, e aq më pak në Shqipëri. Edhe pse ky grup të rinjsh kishin nisur të stërviteshin prej shtatë vitesh dhe të gjitha ndeshjet që bëheshin organzoheshin me kontribute vullnetare. Deri në Mars të këtij viti, ku më në fund u arrit të krijohej Shqipëria Regby Ligë dhe të kenë sponsorin e tyre gjenaral.
Idi eshtë pjesë e kësaj lige dhe një nder lojatarët kryesorë të skuadrës. Që në fillimet e tij ky sport u bë një motiv I rëndësishëm për të, aq sa shprehet: -‘Lë çdo profesion tjetër për të ndjekur Regby-n. Në këtë jetë kaq stresante dhe të vështirë për të rinjtë shqiptarë, kur luaj regby është sikur të ndeshem dhe të sfidoj të gjitha problematikat që shfaq jeta. Clirohem nga çdo ngarkesë tjetër’. Sigurisht-shton ai:’-Nuk është një sport i lehtë dhe që mund ta bëjë kushdo, sepse do shumë forcë fizike dhe rezistencë, pasi nuk është thjeshtë një vrap për të kapur topin dhe gjuajtur në fushën tjetër, por një ndeshje trup më trup me kundërshtarin dhe lëndimet janë të paevitueshme. Për t’u treguar i sinqertë, ka pasur raste që edhe një javë pas ndeshjes kam pasur dhimbje të muskujve në të gjithë trupin’.
E gjitha kjo nuk duket se do e ndalojë Idin të vijojë stërvitjet intensive me skuadrën dhe të jetë pjesë aktive në sfidat e ardhshme.
Gjatë 2022-it ishtë pjesë e çdo ndeshjeje të zhvilluar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Serbi. Numëron disa medalje të cilat i ka vendosur në mur pranë shtratit të tij, si për të vijuar ëndrrën e Regby edhe në gjumë. Për më shumë është shpallur edhe Lojtari më i mirë i ri i Tirana Regby, për vitin 2022, i zgjedhur nga shokët dhe udhëheqësit e tij të skuadrës. ‘-Jam shumë i motivuar të jap më të mirën time që ta dërgojmë skuadrën sa më lartë dhe të rritemi jo vetëm ne si sportistë, por të krijojmë një ligë të fuqishme sepse Shqipëria ka shumë potencial në këtë kategori sporti’-citon ai.
Pasioni tjetër i tij ka qenë përherë moda, stili në të veshur, të cilin e ka ndjekur dikur edhe si model. Tashmë stilin e tij unik me ngjyra e praktikon në punë e në jëtën e përditshme, në ngjyrën e flokëve. Madje edhe të kombinuar me sportin; me koleksionin e atleteve apo kostumeve sportive që përdor gjatë stërvitjeve.
Është një gërshetim të cilin nuk a ndan dot nga ai. Pa modën dhe sportin nuk do ishte vetë ai; Idi, djaloshi që vrapon mes modës dhe sportit.












