Kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi është shprehur se qytetarët kanë nisur të mbështesin planin e tij, ku një nga pikat është transporti falas.
Këlliçi ka deklaruar se në këtë betejë është për qytetarët e Tiranës dhe për tu shërbyer dhe ndihmuar me zbutjen e kostos së jetesës.
“Si rrallë herë, qytetarët janë përfshirë drejtpërdrejt në këtë fushatë. Projekti për transportin publik falas i ka bërë njerëzit, banorët e Tiranës aktorët kryesorë të kësaj gare. Dhe siç shihet nga fotot, kanë nisur kudo të shprehin çfarë duan.
Unë jam në këtë beteje për ta, për të shërbyer e për të ndihmuar në zbutjen e kostos së jetesës”, shkruan Këlliçi./infopressalbania/











