InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Tirana në duart e tua”- Këlliçi: Jam kandidat i të gjithë qytetarëve*

24 Mars, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
Dorëzon mandatin, rezervat e Këlliçit edhe ndaj PD

Në fjalimin që mbajti në seancën kur dorëzoi mandatin, Belind Këlliçi u shpreh se po futet në një projekt të ri, që është gara për Bashkinë e Tiranës, dhe siguroi se do të ofrojë një model tjetër, ndryshe nga sa prodhon politika sot.

_“Unë sot, pas kësaj seance do të dorëzoj mandatin e deputetit, sepse me besim të plotë i kam hyrë një projekti të madh politik. Me besimin që më ka dhënë anëtarësia e PD në të parin proces të primareve, jam zgjedhur si kandidat i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, e duke nisur nga nesër unë do të jem kandidati i të gjithë qytetarëve të Tiranës”,_ tha Këlliçi.

Ai renditi disa prej parimeve që ai do të ndjekë në këtë nismë të re politike, dhe vlerat për të cilat do të luftojë.

“_Po hyj në një garë për të drejtuar bashkinë e qytetit ku linda e u rrita, qytetit që e dua shumë e ku nesër dua të rris fëmijët e mi. Nuk ka dyshim se Tirana e ndjen nevojën për ndryshim ashtu si e gjithë Shqipëria, por këtë rradhë e keni fare të thjeshtë, pasi “Ndryshimi është në duart tuaja”. Unë jam i bindur se Tirana do t’i prijë ndryshimit, dhe e ka në shpirtin e saj, në vlerat që përfaqëson forcën për të mos qëndruar nën zgjedhë, nën tutelë. Unë jam për një model tjetër, të një marrdhënie të hapur, të ndershme deri në fund me qytetarin. Një kontratë që bazohet mbi të vërtetën. Një kurs i ri që e përjashton një herë e mirë gënjeshtrën, shtirjen, mashtrimin elektoral. Një model e alternativë që krijon një qeverisje që shihet çdo ditë në dritë të diellit, e kontrollohet prej qytetarëve. Ku vendimet merren me konsensusin e tyre. Një model ku nuk bie më as një tullë e vetme në këtë qytet, me shkatërrime të pabesa në errësirë, me shëmbje banesash me gaz lotsjellës dhe nuk vihet më një tullë e vetme në këtë qytet, për interesat e kryetarit, të kryeministrit, apo të miqve e klientëve të tyre. Interesi publik, interesi i qytetarëve, i të rinjve e të rejave, i familjeve, e ardhmja e fëmijeve të këtij qyteti, do të jenë e vetmja busull, i vetmi orientim i imi. Dhe fuqi në botë që më ndalon nga kjo nuk ka. Sepse asgjë nuk kam më të shenjtë se fjalën e dhënë, besimin e marrë, premtimin, fytyrën dhe emrin tim. Nuk do ta shes kurrë shpirtin, për një privilegj. Nuk do të bëj kurrë atë që kundërshtari im bën prej 8 vitesh, e për fat të keq, e bëni dhe shumë prej jush në këtë sallë. Do të shihemi sërish. Me bindjen e plotë se do të shihemi me 15 maj, në një qytet të dalë nga vargonjtë e korrupsionit, e tutelës së kullave të betonit, e gjobave e taksave të shtuara të kryetarit_” deklaroi Këlliçi.

Të Lidhura

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026
Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën
Aktualitet

Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën

6 Prill, 2026
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë
Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

6 Prill, 2026
5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: Mbret në mërgim, Sovran në histori
Aktualitet

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: I lindur për të udhëhequr, i përjetshëm në kujtesën kombëtare

5 Prill, 2026
I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë
Aktualitet

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë

4 Prill, 2026
EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier

2 Prill, 2026

TË FUNDIT

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026

Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën
Aktualitet

Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën

6 Prill, 2026

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë
Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

6 Prill, 2026

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 6 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 6 prill 2026

6 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com