InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Belind Këlliçi takon të rinjtë: Me paratë e inceneratorit, do ishte zgjidhur problemi i transportit.

23 Mars, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
Belind Këlliçi takon të rinjtë: Me paratë e inceneratorit, do ishte zgjidhur problemi i transportit.

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi zhvilloi një takim me të rinj nga zona e Devollit, të cilët banojnë në Tiranë. Një nga shqetësimet e ngritura nga studentët, ishte çështja e transportit urban në Tiranë. Për këtë problem, Belind Këlliçi u shpreh se për zgjidhjen e transportit urban në kryeqytetm, mjaftojnë paratë që aktualisht shkojnë për trajtimin e mbetjeve urbane në Sharrë, ku nuk ekziston inceneratori.

“E dini t`ua them me shifra se sa kushton trajtimi dhe djegia e plehrave, që nuk ndodh. Pra paguan një shërbim që nuk ndodh. është 14 milionë euro në vit, është 1.3 milion euro në muaj. Mjaftojnë këto lekë që të zgjidhet e gjithë problematika e transportit urban në TIranë”-u shpreh para studentëve Belind Këlliçi.

Këlliçi deklaroi se gara për 14 majin nuk është as për flamur dhe as për logo, por për të ardhmen e vendit. “Nuk luhet këtu çështja politike, këtu luhet e ardhmja e vendit tonë. Nuk është aspak çështje partie, logoje, flamuri etj, është çështje e të ardhmes së vendit. A do vendosim të rrimë këtu, a do vendosim ta ndryshojmë, apo do vendosim të ikim”-tha Këlliçi.

Duke e ngritur largimin e të rinjve si shqetësim kryesor gjatë bashkëbisedimit, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës tha se me ritmet aktuale të largimit të të rinjve, shteti do të shkojë në faliment. “Kanë ndryshuar shumë situatat në Shqipëri gjatë këtyre 8 viteve. Janë rikthyer gomonet. Kanë ikur miqtë tanë. Nëse vazhdojmë të ikim me këto ritme, kush do e çojë para këtë vend, bie, falimenton shteti, se nuk ka më krah pune”,-tha ndër të tjera Belind Këlliçi.

Kandidati opozitës për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi preku edhe disa probleme thelbësore që shqetësojnë qytetarë e Tiranës dhe të rinjtë. Këlliçi  u shpreh se qytetarët e Tiranës e paguajnë tre herë ujin, por ai nuk pihet, ndërsa bashkë me faturën e ujit paguajnë tarifën e arsimit, e cila nuk është përkthyer në investime për shkolla dhe çerdhe, duke sjellë si shembull zonën e Astirit.

“Paguajmë tre herë për ujin: njëherë faturën për UKT, një herë e paguajmë duke e blerë në markete dhe një herë për pompën. Por tek ajo fatura e ujit paguajmë një taks antikushteuse që është për shkolla. 42 milionë euro kanë paguar qytetarët në Tiranë dhe janë bërë 17 shkolla, të cilat bëhen disa herë më shtrenjtë se në BE”, – tha Këlliçi.

Në takim me studentët dhe të rinjtë, ishin dhe deputeti Bledion Nallbati dhe kandidati i opozitës për bashkinë Devoll, Elvis Hajdërlli. Ata u bën thirrje të rinjve që të bashkohen me opozitën, për të bërë të mundur zhvillimin  e vendit.

Të Lidhura

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026
Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026
Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën
Aktualitet

Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën

6 Prill, 2026
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë
Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

6 Prill, 2026
5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: Mbret në mërgim, Sovran në histori
Aktualitet

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: I lindur për të udhëhequr, i përjetshëm në kujtesën kombëtare

5 Prill, 2026
I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë
Aktualitet

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë

4 Prill, 2026

TË FUNDIT

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e mërkurë, 8 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e mërkurë, 8 prill 2026

8 Prill, 2026

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?
Show Biz

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?

7 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com