=== console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block. === console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block.
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Po japim lajmet!

29 Dhjetor, 2022
in Opinione
A A
YPI: KANË RESPEKT PËR MERITOKRACINË, POR PËR TË GJETUR PUNË FUSIN 500 MIQ

Nga Edison YPI

Të dashur bashkatdhetarë atdhebraktisës, vllavrasës, kafepirës, gazetangrënës, internetshetitës, hashishtymosës, zemërbardhë, mëlçizinj, shpirtkatranë, ku jeni e ku s’jeni para tavave të dhesë, zjarreve të ftohura, vatrave të fikura, oxhakëve pa tym, ndalni llomotitjet, thashethemet, intrigat, dallaveret, kollitjet, teshtitjet, frymat, dhe zgjatni veshët;
– Po japim lajmet !
Sipas të dhënave për vërtetësinë e të cilave nuk mbajmë përgjegjësi, j’u dha përgjigje kryepyetjes që prej shekujsh torturon kryemendjet e shqiptarëve, europianëve, amerikanëve, kinezëve, japonezëve, dhe banorëve të mbarë planetit; Pse shqiptarët vrasin njëritjetrin ?
Ky fenomen ka ndodhur, po ndodh dhe do ndodhi, jo për shkak të selektimit natyral darvinian, as për arësye politike, ideologjike, etj, por sepse mbi truallin e pellazgëve, mpleksja e gravitacioni të tokës me rrezet kozmike, fushat elektromagnetike të mineraleve, plus flladin e pranverës, trishtimin e lunës, muzgun dëshpërues, perëndimin e përgjakur, të gjitha këto pra, mpleksen në atë mënyrë që mendjen e shqiptarit e torollepsin aq tepër dhe aq bukur saqë për shkak të këtij turbullimi të pavetdijshëm, duke ngatërruar lugën që fut në pjatë me sqeparin që ngul në kurrizin e babait, apo pirunin që ngul në sallatë me thikën në zemrën e vëllait, s’di ç’katranos, s’di ç’ther, s’di ç’vret.
Pyetja tjetër; Pse në disa vende të Shqipërisë lopët lindin viça me 3 koka të shtrembëra, gjarpëreshat pjellin gjarpërinj me 5 gjuhë të helmatisura, pulat nxjerrin nga bytha vezë të bardha pa asnjë të verdhë brenda ?
Siç na njofton blogu Nampanam pik hiçi, u zbulua se shkaku i kësaj mënxyre ndodhet në katundin Varilesht të Komunës Moserruj ku femrat kanë nga jo më pak se 7 vrima. Hutimi i meshkujve para gjithatyre vrimave është arësyeja e atij ndërlikimi genetik monstruz.
Pyetjen tjetër; Në cilin zgëq të Shqipërisë flitet dhe shkruhet gjuha e pastër shqipe ? e sqaron portali futjakot pik pordhi nga i cili mësojmë se ai zgëq ndodhet ku askush nuk e di, askujt nuk i vlen, kurrkujt nuk i intereson, për askend nuk ka rëndësi. Nëse zgëqi në fjalë ekziston sepse nuk ka asnjë rëndësi, apo duke mos pasur asnjë rëndësi s’dihet nëse ekziston, pritet ta qartësojë Fiqir Firifiu në programin e tij televiziv “Sofra e Rrotave” ku llomotitet pafund për këto dhe të tjera tema të tilla.
Ku ndodhet katundi Liria ? Ai pa Kushtetutë, pa Parlament, pa qeveri, pa ligje, pa Kod Penal pa prokurori, pa gjykatë, si dhe natyrisht pa pare, pa korrupsion, me bakshish zero, me taksa inekzistente, korent dhe ujë që nuk paguhen sado të konsumosh.
Dilemën për pyetjen madhore për fatet e Kombit lidhur me vendndodhjen e atij katundi e zbardhi sajti i Tarallak Biçimsëzit, i cili, për katundin në fjalë jep këto koordinata; Katundi Liria ndodhet prapa maleve, në luginën e lumit, pranë kaçubeve, përballë ujvarës, rrëzë pellgut me ujë të ndënjur ku guakin zhabat, pickojnë mickonjat, kafshojnë gaforret, helmojnë gjarpërinjtë. Për fat të keq, këtë katund nuk e kap asnjë hartë. Për fat të zi nuk e njeh asnjë administratë. Për fat të sterrosur nuk mund ta shohi asnjë njeri normal. Por s’është për tu mërzitur. Katundin Liria mund ta nuhasi, shohi, vizitojë, madje dhe mund ta blejë dhe shesi, cilido shqiptar me gjak të prishur, tru të munguar, mendim të avulluar, farefis me cubin Kuqo Thika, banditin Hajn Koburja, killerin Gurrmaz Brisku.
Dhamë lajmet.
Faleminderit për vëmendjen e munguar. Vëmëndjet e tjera e dini vet ju për çfarë i përdorni.

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

26 Shtator, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

26 Shtator, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

26 Shtator, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

26 Shtator, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Mesazhi i Era Dushit për Tetorin Rozë: “Duajeni trupin tuaj, mos nguroni ta kontrolloni!”
Aktualitet

Mesazhi i Era Dushit për Tetorin Rozë: “Duajeni trupin tuaj, mos nguroni ta kontrolloni!”

2 Tetor, 2026

Të ndryshme

hacked by trenggalek6etar

2 Tetor, 2026

Nedion Marku, ekspert i krimit kibernetik: Kamerat e sigurisë nuk duhen trajtuar si pajisje të padëmshme
Artikuj

Nedion Marku, ekspert i krimit kibernetik: Kamerat e sigurisë nuk duhen trajtuar si pajisje të padëmshme

1 Tetor, 2026

VITI JUBILAR/ NGJITET NË DUKAGJIN TRUPORJA E ZOJËS MARI
Aktualitet

VITI JUBILAR/ NGJITET NË DUKAGJIN TRUPORJA E ZOJËS MARI

28 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com