Nga Edlira Devolli-LEKA
Ne qe kemi vendosur t’i rrisim femijet ketu dhe te mos e braktisim kete vend te bekuar nga Zoti dhe te tranuar nga politika, patjeter qe jemi te interesuar per zhvillimet ne institucionin me te rendesishem te drejtesise SPAK.
Gjate gjithe ketyre diteve jemi deshmitare te perplasjes se ambasadores se SHBA-ve dhe kryeministrit shqiptar, per zgjedhjen e kreut te ri te SPAK.
Do ishte mire qe kjo perplasje te kishte ndodhur tre vite me pare, pasi korrupsioni galopant i meparshem dhe i tanishem do te kishte marr goditje dhe frenim.
Edhe jeta politike dhe ekonomia do te ishte me ndryshe.
Por si thote nje fjale e urte, me mire vone se kurr.
Nese deri tani trekendeshi i bermudes ndoshta bente ndonje ore gjume, tashme nuk ka me gjume ne sy.
Vazhdoj te mbetem mbeshtetese e kauzave te dekomunistizimit dhe vetingut ne politike.
Shprese per dite me te mira dhe te ardhme te drejte e te ndershme per femijet tane!











