InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Lifestyle

Fjalitë më të bukura të dashurisë nga Fabio Volo. Zgjedhja e duhur në këto ditë të ftohta dimri…

10 Nëntor, 2022
in Lifestyle, Të ndryshme
A A
Fjalitë më të bukura të dashurisë nga Fabio Volo. Zgjedhja e duhur në këto ditë të ftohta dimri…

“Kam një jetë që të pres” është një nga romanet më të bukura të shkrimtarit italian Fabio Volo. Rrallëherë dikush i ka shkruar dashurisë kaq bukur sa ai, dhe më poshtë keni mundësinë të lexoni një paragraf fantastik dhe plot ndjenjë që personazhi kryesor ia dedikon vajzës që do.

“Me ty do të jem ndryshe. T’i them këto fjalë në periudhën më të mirë të jetës sime, në periudhën kur jam mirë dhe kam kuptuar kaq shumë gjëra. Në periudhën kur më në fund po e njoh lumturinë me sytë e vërtetë të saj. Në këtë kohë, jeta ime është e plotë, kam kaq shumë gjëra që më pëlqejnë rreth vetes, që më tërheqin. Jam shumë mirë pa ty dhe jeta ime si një person i vetmuar është e mrekullueshme. E di që duke e thënë kështu, tingëllon keq. Unë të kërkoj të rrish me mua jo sepse pa ty ndihem jo i lumtur. Do të isha egoist, nevojtar dhe shumë i interesuar për lumturinë time dhe ti do të ishe shpëtimi im. Unë të kërkoj të jesh më mua, sepse në këtë moment jeta ime është e mrekullueshmë, por me ty do të jetë akoma më shumë. Nëse unë do të isha duke jetuar një jetë boshe, të pavlerë dhe të mjerueshme, a do të të pëlqente që të ishe ti alternative kundër asgjësë, boshllëkut dhe trishtimit? Sa më mirë të ndihesh i vetëm, aq më shumë vlerë ka personi që kërkon të kesh pranë. Shpresoj që ta kuptosh drejt këtë që po të them. Unë jam mirë i vetëm, por që kur të kam njohur ty, më duket sikur në çdo fjalë që them, ekziston një shkronjë nga emri yt, sepse në fund të çdo diskutimi më shfaqesh gjithmonë ti në mendje. Kam mësuar ta dua veten time. Por e di që ti “do të më detyrosh” të jem akoma më i vëmendshëm me gjërat që bëj; të jem i denjë për dashurinë që ndiej për ty. Nga tani, unë dua ta zhvesh veten nga çdo mbrojtje, nga çdo armaturë, nga cdo krenari, sepse jo vetëm që jam i dashuruar me ty, por unë të dua. Për këtë jam i sigurtë. Në fjalën “Të dua” ka gjithmonë dashuri, por jo në çdo dashuri ka gjithmonë “Të dua”. Unë të dua, ashtu siç nuk kam dashur asnjë tjetër më parë”.

Të Lidhura

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026
“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026
“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026
TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026
Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”
Të ndryshme

Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”

6 Qershor, 2026
FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë
Të ndryshme

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë

12 Maj, 2026

TË FUNDIT

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result

© 2024 Infopressalbania.com