Shkruan Xhevat Hasani
15 tetor 2022
Lexuesit duhet të kuptojnë se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në fjalimin e tij të para tre diteve në Këshillin e Evropës, Kosovën e quajti „Komb kosovar“ jo në kuptimin e ndonjë “kombit kosovar“ që realisht nuk ekziston, por në kuptimin e shtetit të Kosovës.
Kjo sepse në gjuhën e politikës ndërkombëtare fjala „komb“ që në gjuhën angleze shkruhet „Nation“ dhe që lexohet „Nejshën“, sipas kontestit të fjalisë herë e ka kuptimin e kombit e herë e ka kuptimin e shtetit.
Edi Rama në kontestin e fjalimit të tij në Këshillin e Evropës, shprehjen “Komb Kosovar“ e ka përdoruar në kupitimin “Shtetit i Kosovës“ dhe jo të “kombit kosovar“, sepse në Kosovë ka shtet të Kosovës, por nuk ka “komb të kosovar“.
Nexhemedin Spahiu dhe ndonjë tjetër ka vite që e propogandojnë ndarjen e kombit shqiptarë në dy kombe: në komb shqiptar dhe në „komb kosovar“.
Por, kot e kanë. Shqiptarët e Kosovës kurrë nuk heqin dorë nga përkatësia kombëtare shqiptare. Besoj se Spahiu e ndonjë tjetër kurrë s`kanë për ta parë të realizuar idenë e tyre të ndarjes së kombit shqiptar në dy kombe: në komb shqiptar dhe në „komb kosovar“.
Mjerë kush e “stolisë“ vetën me ide destruktive komb-ndarëse e gjuhë-ndarëse.











