InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Ministrat e qeverisë Meloni dhe sfidat që i presin

9 Tetor, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
Ministrat e qeverisë Meloni dhe sfidat që i presin

Nga Aleks KAPLLAJ

E para kryeministre në Itali, në historinë institucionale politike, republikane dhe monarkike, kryeministrja e ardhshme e shtetit fqinj, Giorgia Meloni, e 68-a qeveri mbas luftës së dytë botërore, e 31-a kryeministre e vendit, fituese e zgjedhjeve të 25 shtatorit me koalicionin e qendrës së djathtë, është drejt formimit të qeverisë së saj.
Ka kohë që në Itali, qeveritë që kanë drejtuar vëndin e tyre nuk kanë dalë nga vullneti i zgjedhësve, por kanë qenë akorde politike mes partive politike dhe propozimeve të presidentit të Republikës, që ka afruar zgjidhje kompromisi mes forcave politike, për të patur shumicën në parlamentin italian dhe në senatin e saj, duke mos respektuar koalicionet, apo edhe kandidatët për kryeministër që ishin votuar nga votuesit.

Vetëm zgjedhjet e fundit respektojnë vullnetin e drejtpërdrejtë të zgjedhësve, të cilët do të kenë një qeveri që u votua për të qeverisur pa kërkuar mbështetjen e forcave të tjera politike, larg spektrit politik të koalicionit të djathtë, që do të shtrembëronte vullnetin e tyre.
Përgjegjësia historike, politike dhe kohore, për momentin më të vështirë që po kalon Italia dhe krejt Evropa që mbas L2B, si dhe për të djathtën që përfaqëson Giorgia Meloni, kërkojnë prej saj një impenjim maksimal për të krijuar një qeveri në lartësinë e duhur për t’i dhënë zgjidhje sfidave të kohës.
Menjëherë mbas rezultatit të zgjedhjeve që nxorën fitues qendrën e djathtë në Itali, dhe kryesisht fitoren e “Vëllezërve të Italisë”, që kishte si kandidate kryeministre”motrën”, Giorgia Meloni, filloi angazhimin e saj intensiv, për të krijuar qeverinë e saj, së bashku me aleatët, Matteo Salvini dhe Silvio Berluskoni.
Qeveria Meloni, sipas deklaratave të saj do të jetë kryesisht një qeveri politike, me praninë e disa ministrave teknikë, që do të ofrojnë kompetencat e tyre, për të përballuar krizat e kohës sidomos ajo energjetike dhe të inflacionit dhe ruajtjen e raporteve me institucionet euroatlantike në raport edhe me pushtimin e Ukrainës nga Rusia e Putinit duke qëndruar përkrah popullit ukrainas.

Ajo që bie në sy gjatë kësaj faze të përzgjedhjes së figurave të përshtatshme për qeverinë e saj, janë kriteret e kompetencave, raportet politike me aleatët dhe peshës së tyre nga konsensusi elektoral, që morën në zgjedhjet e 25 shtatorit. Njëkohësisht një rëndësi ka edhe përfaqësimi territorial i të gjitha rajoneve të Italisë sipas peshës së tyre ekonomike, demografike dhe elektorale.

Në të gjitha projeksionet e toto ministrave, që paraqesin listat e ministrave që mund të marrin përsipër detyrat e dikastereve ministeriale të qeverisë Meloni, ka politikanë që janë figura të njohura nga opinioni italian dhe një pjesë e vogël janë të rinj në arenën kombëtare, edhe pse me kompetenca të larta në fushën e tyre.
Dy zëvendës kryeministrat e qeverisë Meloni do të jenë nga partitë aleate, drejtuesit e tyre Matteo Salvini per Lidhjen dhe, kordinatori kombëtar i Forca Italias të Berluskonit, Antonio Tajani.
Ky i fundit, është një lidhje dhe garanci e vazhdueshmërisë së politikave evropiane të qeverisë Meloni, duke ofruar eksperiencën e tij si ish komisioner evropian dhe ish presidenti i parlamentit evropian.
Përveç zëvendës kryeministër, Antonio Tajani, është edhe kandidat për të qenë ministër i jashtëm i Italisë, apo ministër i Brendshëm.
Një tjetër kandidat për ministër i jashtëm është Giulio Terzi di Sant’Agata, ish ambasador në Izrael dhe në SHBA dhe ish ministër i jashtëm në qeverinë Monti.
Në Ekonomi janë disa kandidatë, pjesa më e madhe janë teknikë dhe një politikan.
Teknikët kanë qenë edhe ministra në qeveritë e mëparshme. Daniele Franco është ministër në qeverinë e Draghit. Domeniko Siniskalko ka qenë ministër ekonomie në qeverinë Berlusconi. Ndërsa Fabio Panetta, është ekonomist dhe drejtues i Bankës së Italisë.

Në shëndetësi kemi tre kandidatë politik dhe një teknik. Francesco Rocca i Vëllezërve të Italisë, presidenti i Kryqit të Kuq italian, Andrea Mandelli, president i farmacistëve në Itali, Letizia Moratti, ish ministre dhe presidente e UBI Banca janë politikanë. Guido Rasi është kandidati teknik, ish presidenti i EMA-s, që legalizon dhe kontrollon përdorimin e ilaçeve dhe vaksinave në Itali.
Në drejtësi kemi dy kandidatë politik Carlo Nordio, (gjykatës) i partisë së Melonit dhe Giulia Bongiorno (avokate) e Matteo Salvinit.
Në politikat shoqërore shohim Giulio Tremonti, si kandidat i Vëllezërve të Italisë, ish ministër i ekonomisë në qeverinë Berlusconi.
Në “Çështjet Evropiane” kemi një kandidat nga partia e Berluskonit, Anna Maria Bernini dhe Raffaelle Fitto e Vëllezërve të Italisë të Giorgia Melonit.
Në dikasterin e Tranzicionit Ekologjik kemi Roberto Çingolani, fizikant, ministër në qeverinë Draghi dhe Vannia Gava, politikane nga partia Lidhja e Salvinit.
Në infrastrukturë kemi katër politikanë, dy të Vëllezërve të Italisë, Rampelli (arkitekt) dhe Lollobrigida (jurist), dy bashkëthemelues e bashkëpunëtorë të ngushtë të Melonit dhe Alessandro Cattaneo (inxhinier elektronik) i Forca Italisë dhe Edoardo Rixi, (ekonomist) i Lidhjes së Salvinit.
Në arsim bëhet fjalë për tre kandidatë, Licia Ronzulli, bashkëpunëtore e ngushtë e Berluskonit dhe dy kandidatë të Lidhjes së Salvinit.
Në ministrinë e kulturës kemi katër kandidatë: Vittorio Sgarbi i të moderuarve dhe dy kandidatë të Lidhjes, Lucia Borghonzoli dhe Gennaro Sangiuliano (drejtor i tg2) dhe Federico Molliconi i Vëllezërve të Italisë.
Në Ministrinë e Mbrojtjes, kemi katër kandidatë të Vëllezërve të Italisë: Guido Crosetto, Adolfo Urso, Ignazio La Russa e Edoardo Cirielli, të katër politikanë, dy prej të cilëve ish themelues të Vëllezërve të Italisë.
Në çështjet Rajonale kemi Fontana, Calderolli, Cattaneo dhe për turizmin kemi vetëm një kandidate, Daniela Santanchè.
Në Reformat Institucionale kemi filozofin Marcello Pera, ish president i Senatit i partisë së Melonit.
Për bujqësinë janë kandidatët Matteo Salvini, Gian Marco Centinaio dhe Luca De Carlo.
Përtej konfirmimit apo jo, të këtyre kandidatëve për dikasteret e lartpërmendura të qeverisë Meloni, ajo që ka rëndësi është kompetenca dhe përvoja e duhur për të përballuar situatën politike, ekonomike, politike e shoqërore që po kalon Italia dhe Evropa, rëndësia që ka suksesi i saj si për institucionet respektive, ashtu edhe për krahun politik që përfaqëson, që nga suksesi i saj varet edhe tendenca e votës në fitoren e partive popullore të PPE dhe ato konservatore evropiane, ku Meloni është presidente e këtij grupi politik.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës
Aktualitet

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës

15 Prill, 2026

Çmeduria me rritjen e çmimeve, kumbulla shitet 22 mijë lekë/kg
Aktualitet

Çmeduria me rritjen e çmimeve, kumbulla shitet 22 mijë lekë/kg

15 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 15 prill 2026

15 Prill, 2026

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt
Aktualitet

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt

14 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com