Ditëlindja e 47 e ish-deputetit lezhian Eduart Ndocaj, ka qenë e ndryshme, pasi përpos urimeve dhe mesazheve të pafundme nga familjarë, miq, shokë, dashamirës, bashkëpunëtorë të shumtë, urimi më special i k ardhur nga deputetja e parlamentit italian znj. Maria Teresa Baldini, e cila kandidon në zgjedhjet e 25 shtatorit për partinë “Noi Moderati”, subjekt politik i qendrës së djathtë.
Dotoresa Maria Teresa Baldini ka suprizuar kaubojsin dhe miqtë e tij, teksa ka preferuar që t’i bashkohet drekës festive dhe t’ia përcjellë urimin me prezencën e saj në këtë event festiv.
Kujtojmë se para pak ditësh, Ndocaj shprehu mbështetjen e tij të plotë për znj. Maria Teresa Baldini dhe subjektin që ajo përfaqëson, duke u kërkuar dhe shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Itali të votojnë partinë “Noi Moderati“ në zgjedhjet që priten të zhvillohen pas një jave.
Postimi i Ndocajt:
Ishte nje nder per mua ne Ditelindjen time te 47 vizita e deputetes parlamentit Italian aktual Dotoressa Maria Teresa Baldini kandidate me 25shtatore ne Parlamentin Italian ne ditelindjen time te 47 me vllezer miq dhe shoqerin time.












