Si t’u qëndrojmë gjithmonë afër fëmijëve, po t’mos i ngufasim!
Nuk ka një metodë të vetme prindërimi, ashtu sikurse nuk ka skema mbi të cilat ndërtojmë familjet dhe marrëdhëniet mes anëtarëve. Megjithatë në vazhdim gjeni disa thënie të zgjedhura nga personalitete të njohura profesionesh të ndryshme që flasin për raportin prind-fëmijë.
Ju ftojmë t’i lexoni:
Marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve janë po aq të vështira dhe aq dramatike sa marrëdhëniet midis të dashuruarve. /A. Moru
Të rritësh një fëmijë kërkon më shumë mençuri sesa të udhëheqësh qeverinë. /W. Channing
Për të ngjallur tek fëmijët një dashuri për njerëzit, prindërit vetë duhet të jenë një shembull, duke i mbështjellur të tjerët me ndjenja të sinqerta dhe ngrohtësi shpirtërore. /F. E. Dzerzhinsky
A e dini se cila është mënyra më e sigurt për ta bërë fëmijën tuaj të mjerueshëm është t’i mësoni atij të mos i mohohet asgjë./J.-J. Rousseau
Vjen një çast në jetën e brendshme familjare, ku fëmijët, me dashje apo pa dashje, bëhen gjykatës të prindërve të tyre./H. Balzac
Disa prindër kanë nevojë për fëmijë të palumtur, që të mund të shfaqin mirësinë e tyre./F. Niçe
Edukim d.m.th kur fëmijët bëhen pjesëmarrës në gabimet e prindërve./R. Rolfs
Fëmija yt ashtu sikurse stomaku yt nuk ka nevojë për të gjitha gjërat që ti i jep./ F.A.Clarck
Një prind i zgjuar lejon që fëmija i tij të bëj gabime. Është mirë që ndonjëherë t’i djegin gishtat pak./Gandi










