Nga, Gjovalin PROGNI
*Rezistenca e parë anti-komuniste nisi në mesin e nëntorit 1944 nga NikajMërtursit në Qafën e Kolqit, ku mbetën të vrarë disa burra, por aty mbetët e vrarë edhe Xhemile Shehu(motra e Mehmet Shehut), komandatja e brigadës partizane.
Për pasojë Nikaj-Mërturi do thyehej me çdo çmim, duke vrarë edhe njerëz të pafajshem, duke djegur edhe shtepi, për të kulmuar me “manifestin kriminal komunist” të 29 shtatorit 1946 në Lekbibaj(ditën e Shën Mhillit) kur thirren 2.000 burra nga mosha 14 – 80 vjeç, me qellim terrorizimin e nënshtrimin përfundimtar, duke pushkatuar në prezencë burrin e qëndresës, Fet Sadiku dhe të riun Uke Çuni.
Vërtetë Postriba është një ngjarje e fortë antikomuniste, e cila i përket datës 9 shtator 1946, por nuk mbetet e para, por shumë e rëndësishme*!
“Hiq kush t’jesh prej n’shtat e n’shtatdhet se po vjen komunisti, anmiku i Atdheut dhe Fese”!
Ky ishte kushtrimi që Pader Nikaj, prej në Kishen e Palçit leshoj 78 vjet me parë, në mesin e nëntorin të vitit 1944, kur komunisti msyni si bisha e tërbueme Nikaj-Merturin per ta nënshtrue, kjo mbasi kishte nënshtrue me dhunë rrafshin e Malsisë së Gjakovës, kushtrim i cili menjëherë mori dhenë.
E burrat kreshnik të kësaj krahine legjandare, të cilët ditën të presin me pushkë çdo pushtues që ju mësyni vatanin dhe trojet shqiptare, si turk e shkja, italian e gjerman, edhe kësaj rradhe u banë bashkë, qiten kushtrimin edhe ndër shefitaret e tyne të perjetshem, në Shale e në Shosh, me të cilet ndanë gjithmonë gëzimin dhe idhnimin, dhe të gjithe së bashku filluen pregatitjet për përballjen me bishen komuniste, trupat e së ciles drejtoheshin nga Xhemile Shehu(motra e xhelatit, Mehmet Shehu), të cilat ishin drejtuar për në Qafe të Kolçit.
Roli i Parise së krahines, Bajraktare e Vojvode, në përgatitjen e qëndresës ishte i jashtezakonshem.
U prenë këmbet e ures mbi lumin e Merturit, për të penguar kalimin e forcave komuniste në zone, në qofte se do thyhej Qafa e Kolçit, njekohesisht trimat NikajMerturas mberrinë në Qafen e Kolqit, vendi ku do organizohej prita dhe u vëndosen nëper pozicione.
Forcat partizane kishin dërgue emisar për tu marrë vesh me parinë, në menyre që mos të ketë rezistencë, por malësoret trima, duke e ditur se çfarë i priste, nuk pranuan kurrfarë kompromisi.
Dita e parë e përballjes ishte shumë e përgjakshme.
Nga malesoret trima bien në fushë-betej: Babun Uke Gjonpali nga Perajt e Nikajve,
Qun Kol Marticanaj nga Perajt e Nikajve,
Martin Pal Pepkolaj nga Raja e Merturit,
Kol Zef Kukaj nga Raja e Merturit.
Ne perpjekje e siper, vritet Xhemile Shehu, komandantja e forcave partizane.
Vlen për tu theksuar se humbjen e motrës së Mehmet Shehu në këtë betajë, të cilën nuk jua fali kurrë Nikaj-Merturit.
Persekutimi komunist në këtë zonë do ishte më i eger se askund tjeter.
Mbas kësaj qëndrese të pashoqe të kreshnikeve të Nikaj-Merturit, forcat komuniste tërhiqen për ta vazhduar sulmin diten e neserme me krahmarrje, jo me nga Qafa e Kolqit e cila u bë Qafa e ferrit per ta, por duke perdorë rruge te tjera, nga Dragobia – Lugu i Sylbices – Qeresh Mulaj.
Gjate ketij rrugetimi vranë edhe tre fshatarë të pafajshem Nikaj-Merturas, me pretekstin e pjesmarrjes në qëndresen e ditës së parë.
Sulmi i dites se dyte i gjeti te pa pregatitun malesorët, ndaj dhe Nikaj – Merturi ju dorezue sundimit komunist, për tu pasuar me ngjarje shtypëse e terrorizuese ndaj familjeve të mëdha e burrave veprimtarë anti-komunistë.
Paralajmerimi i Pader Nikajt doli i vertetë; në pushtet erdhën ata që per Fe kishin idealet e partisë dhe per Atdhe kishin Internacionalizmin proletar.
Vlen të theksohet fakti se qëndresa sntikomuniste e Nikaj-Merturit, pa diskutim që është ndër të parat, për të mos thënë e para në Shqipri, pra e para e këtyre përmasave e cila meriton një vënd të veçantë në historinë antikomuniste te Shqiprisë.
Nderim për jetë qëndreses heroike të Nikaj-Merturit, “Nderi i Kombit”!
Lavdi te përjetshme ketyre burrave qe dhane jeten ne perpjekje me kulshedren komuniste, per Atdhe dhe Fe!











