InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Lifestyle

Historia e trishtë e një dashurie të ndaluar….

8 Shtator, 2022
in Lifestyle, Të ndryshme
A A
Historia e trishtë e një dashurie të ndaluar….

Historia e një dashurie

Një dashuri e ndaluar është gjithmonë potencial për një shkrimtar që t’i arrijë majat e krijimtarisë. Po të mos kishte ndodhur një takim i rastësishëm në vitin 1900 me pianisten Elizabetë La Roche, Herman Hesse mund të mos ishte shkrimtari më i madh gjerman i shekullit XX-të.

Në kohën kur ndodhi ky takim Hesse ishte 22 vjeçar ndërsa Elizabetë 23 vjeçare. Hesse u dashurua marrëzisht pas painistes së re dhe jeta e tij që nga ajo kohë do të merrte kahje tjetër. Asnjëherë nuk reshti se lënguari për pianisten, gjë që do të vërehej më vonë në gjithë kriimtarinë e tij letrare.

Takimi ndodhi tek disa të afermë të Hesse-s në Rajn. Elizabetë në prani të Hesses do ta luante në piano “Sonatën e Kreutcerit” të Bethovenit. Fill pas këtij takimi Hesse dhe Elizabetë marrin një vilë me qira në Vitznau dhe kalojnë dy muaj së bashku nën tingujt e pianos dhe orëve letrare. Atje ata çojnë një jetë ëndrrash përplot me emocione; ai i lexon asaj poezi të poetëve klasikë dhe poezitë e veta, përderisa ajo improvizon në piano.

Mirëpo në ketë kohë pianistja ishte e dashuruar me përcjellësin e saj në violinë, Dr. Carl Christoph Bernoulli dhe simpatia e shkrimtarit të turpshëm mbeti e papërfillur nga pianistja.

Largimi përfundimtar mes tyre ndodhi pasi Elizabeta me sygjerimin e nënës ikën për në Angli për t’i vazhduar studimet. Në anën tjetër, gjatë kësaj kohe, Hesse martohet, por dashuria për panisten do ta përcjellë deri në varr.

Me 1907, tanimë moti i martuar, Hesse ende vajton në njërën prej vjershave të fundit kushtuar Elizabetës:

“Vitet kanë kaluar,
Edhe pse qenë të mira,
Ishin vite pa ty.

Kënaqësinë e çastit
e gjeta në buzët e një gruaje,
ndonëse nuk krahasoheshin dot me të tuat.

Kopshtin e shëlbyem,
Që në pritje të hidhur
Gjithë jetën aq flakët e kam adhuruar,
Qëndron me portë të mbyllur.

Ah, secilës fjalë të dashurisë
Ia ke zënë pritën me shikim të rreptë…
Mirëpo ndoshta akoma bën vaki,
Që si era pranverore
Në imazhin tënd afrohet rinia”

Nga ana e saj Elizabetë mbeti gjatë gjithë jetës e pamartuar dhe pas kthimit të saj nga Anglia veproi për 50 vjet si mësuese vallëzimi dhe koreografe në Mynih, Firence dhe Bazel.

Tri herë në jetën e saj më të vonshme ajo pati rastin të takohet shkurtimisht me Hessen, të martuar, por tashme edhe në kulmin e famës. Vazhduan edhe disa korrespodenca sporadike mes tyre.

Vetëm pas vdekjes se Hesses, Elizabetë do të zbulojë shumëçka nga historia e saj me Hessen.

Në memoaret e saj ende të pabotuara kur ishte tashme 87 vjeçare, Elizabetë zbulon detaje nga takimi i parë me Hessen.

Ajo shkruan:

Aso kohe u takova përsëri me Herman Hesse-n, për të cilin flitej shumë në familjen Vakernagel. Mirëpo, unë atëherë e kisha mendjen diku tjetër, prandaj dhe nuk shfaqja aq interesim të madh për një miqësi nga Bazeli.

Në të njejtën kohë kur ajo i shkroi këto memoare, në mars të vitit 1963, një vit pas vdekjes së Hesses, ajo do ta shkruajë “Letër mikut të vdekur”, një letër me tre faqe kjo, drejtuar atij dhe pak pas kësaj edhe dy poezi të përvajshme.

Poezia e dytë flet për takimin e tyre të parë në vitin 1900.

In memoriam Hermann Hesse

Ti ishe aq i mbyllur,
Cehren e ngrysur,
Nuk mundja të të kuptoj.
Kurse unë,
Unë isha e kuturisur,
Nuk e shihja hallin tënd.
Një fjalë s’e fole,
Fytyra jote e rreptë,
Nuk kumtonte asnjë gjurmë.
Aq të rinj ne të dy,
U desh të vuash ti,
E për mua mbeti vetëm një pandehje.

Arsyeja se pse e shkroi ajo “Letër mikut të vdekur” ishte një fotografi e moçme e Hesses, siç duket, me një pamje tepër sharmante: “Ajo që më detyron të shkruaj”, shënon ajo në këtë fjalim memorial, “është një fotografi fare e vogël e juaja; u shfaq para do kohe në një gazetë të ilustruar dhe unë e preva nga ajo, ngase prej fotografive tuaja të shumta që i kam, kjo më së shumti më pëlqen…shprehja e fytyrës – besoj, sikur ta kisha parë këtë shprehje atëbotë kur ishim të rinj, me siguri do t’i isha përgjigjur dashurisë tuaj”.

Pjesë të shkëptura nga vepra:

“I gjallë është vetëm ai që dashuron”

Përkthyes: Ariton Baftiri

Përgatiti: Agon Sinanaj

Të Lidhura

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026
“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026
“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026
TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026
Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”
Të ndryshme

Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”

6 Qershor, 2026
FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë
Të ndryshme

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë

12 Maj, 2026

TË FUNDIT

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result

© 2024 Infopressalbania.com