Nga Fatjon Baku, Punonjës i Zyrës me një Ndalesë në Njësinë Administrative Gurrë të Bashkisë Klos
Dhuna ndaj të miturve dhe minoreneve, grave vjen në shumë forma; fizike, psikologjike dhe seksuale. Pasojat nga përjetimi i dhunës në fëmijëri janë në forma të ndryshme. Përcaktimi i lidhjes midis zanafillës së dhunës dhe efektit komplikohen nga faktorë të tjerë. Për shembull, po të marrim rastin e varfërisë dhe dhunës në fëmijëri; megjithëse është e qartë se ka një lidhje midis të dyjave, mbetet e paqartë natyra e saktë.
Të lindësh në varfëri rrit rrezikun nga dhuna në fëmijëri e cila rrit mundësitë për të jetuar në varfëri edhe në moshë madhore, pra të ndash shkakun nga efekti është sfidë. Për më tepër, dhuna fizike mund të krijojë dëm psikologjik si dhe dëmtime fizike. Po ashtu, efektet e dhunës psikologjike mund të shfaqen edhe fizikisht. Hulumtimet tregojnë se kur vuajnë nga një lloj dhune fëmijësh kanë probabilitet më të lartë për të vuajtur edhe nga forma të tjera të dhunës. Kjo njihet si “poli-viktimizimi”. Pasojat negative të dhunës grumbullohen, që do të thotë “poli-viktimizimi” ka pasoja edhe më rrënuese.
Thuajse 1 dhe 10 fëmijë në Shqipëri e në të gjithë botën është viktimë e dhunës seksuale. Statistikat tregojnë se fëmijët abuzohen seksualisht nga njërez, të cilët janë afër apo të njohur të viktimës.
Në ndryshim me keqtrajtimin fizik, keqtrajtimi seksual është më i vështirë për t’u treguar.
Shpesh frika për mbrojtjen përsonale, frika për familjen dhe efektet mbi të, turpi, dënimi, bëjnë që fëmija dhe të miturit dhe gratë të mos tregojë mbi dhunën seksuale.
Fëmijët të cilët e tregojnë keqtrajtimin seksual menjëherë, janë fëmijë të cilët kanë marrë edukim seksual më parë, duan të mbrojnë veten dhe të tjerët, kanë dëshirën për të folur me dikë për diçka jo të pazakonshme.
Dhuna ose keqtrajtimi ndaj fëmijëve dhe të miturve dhe grave është çdo formë e
dhunës fizike, emocionale, apo seksuale. Formë e dhunës
ndaj fëmijëve dhe të miturve dhe grave është neglizhimi dhe çdo formë tjetër
shfrytëzimi, si p.sh. përfshirja e fëmijës në punë të rënda
dhe me orë të zgjatura, gjë që e vë atë në situata jo të
shëndetshme apo demoralizuese, çon në dëmtim real ose
të mundshëm të shëndetit, mbijetesës dhe zhvillimit të
fëmijës.
Sot dhuna për të miturit duhet t’i parandalojmë me çdo kusht që të viktimizohen nga monstrat që meritojnë dënim maksimal nga institucion shtetërore.
“Krijimi i djallëzuar në formë njeriu, u shkatërrua fizikisht, psiqikisht dhe emocionalisht, disa fëmijë duke i lënë me trauma përgjithmonë”.
Dhuna ndaj të miturve, fëmijë dhe grave ndaj mosntrave duhet të meritojnë dënim maksimal nga institucionet shtetërore.
🙌💔🤲🌹











