InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gazeta më e madhe zvicerane: Çmimet rekord po ‘shtypin’ shqiptarët! Nafta, më e larta në Europë

2 Korrik, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Gazeta më e madhe zvicerane: Çmimet rekord po ‘shtypin’ shqiptarët! Nafta, më e larta në Europë

Gazeta më e madhe zvicerane, Blick, shkruan se shqiptarët po paguajnë çmimin më të lartë në Europë për karburantet. Sipas saj, këto çmime të larta po i ‘shtypin’ shqiptarët.

“Në Zvicër, çmimet dihet se janë të larta, por edhe fitojnë shumë. Ndryshe është situata në Shqipëri dhe Kosovë. Çmimet atje po shpërthejnë aktualisht, por jo pagat”, shkruan gazeta.

“Në mbarë botën, çmimet po rriten për shkak të luftës në Ukrainë. Shumë mallra po shtrenjtohen edhe në Zvicër. Por falë të ardhurave mesatare të larta, ky nuk është problem për shumicën e zviceranëve. Në Kosovë situata është shumë më dramatike, që nga maji i vitit 2021, çmimet e ushqimeve bazë atje janë rritur me plot 12.5 përqind. Edhe në Shqipëri, produktet papritur kushtojnë shumë më tepër. Karburanti dhe ushqimet në veçanti janë bërë shumë të shtrenjta në të dy vendet”, shkruan Blick.

Profesori i ekonomisë, Mustafa Kadriaj thotë se çmimet për shqiptarët janë ekstremisht të larta, krahasuar me të ardhurat.

Sipas profesorit të ekonomisë, pagat në Zvicër janë rreth dhjetë herë më të larta se në Kosovë dhe në Shqipëri. Përveç kësaj, Zvicra ka një papunësi prej rreth 3 përqind, ndërsa në Shqipëri është 20 përqind dhe në Kosovë madje 30 përqind.

Pavarësisht pagave të ulëta, nafta kushton më shumë në Shqipëri sesa në Zvicër, shkruan gazeta.

Sipas Kadriajt, mesatarisht një shqiptar duhet të shpenzojë 20 përqind të të ardhurave ditore për një litër naftë. Sipas kësaj, çmimi i naftës në Shqipëri është më i larti në Europë në raport me pagat dhe i 17-ti në botë.

Gazeta thekson se shqiptarët nuk mund të bëjnë as pushime për shkak të çmimeve të larta.

“Për shkak të rritjes së të gjitha çmimeve, shumë shqiptarë dhe kosovarë nuk mund të përballojnë më pushimet verore. Çmimet e hoteleve në Shqipëri janë pothuajse dyfishuar këtë vit, pavarësisht premtimit të qeverisë shqiptare se nuk do të ketë rritje çmimesh”, shkruan Blick.

Të Lidhura

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026
Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026
Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën
Aktualitet

Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën

6 Prill, 2026
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë
Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

6 Prill, 2026
5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: Mbret në mërgim, Sovran në histori
Aktualitet

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: I lindur për të udhëhequr, i përjetshëm në kujtesën kombëtare

5 Prill, 2026
I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë
Aktualitet

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë

4 Prill, 2026

TË FUNDIT

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e mërkurë, 8 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e mërkurë, 8 prill 2026

8 Prill, 2026

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?
Show Biz

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?

7 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com