Pas publikimit nga Blendi Klosi të kryetarëve të rinj të degëve lokale të PS, padyshim ajo që bie në sy është, se përpos faktit të profilit të ulët politik dhe publik deri dhe anonim të një pjesë të tyre, janë “emëruar“ edhe individë me rekorde kriminale.
Me të drejtë qytetarët me perifrazim ironik PS-në e quajnë partia “siçiliste”, si subjektin që mjedisin e saj politik e ka në simbiozë të plotë me botën e krimit.
Duke i hedhur një sy listës së publikuar, rastësisht syri ndalet tek një emër, Ervin Doda, kreu i ri i PS Fushë-Arrëz.
Befasia është e frikshme! Pse ky individ dhe kujt i shërben?
Duke mos hyrë në analizë zhvillimesh, le të ndalemi tek ajo që është më e rëndësishmja dhe që ka interes për publikun.
Kush është Ervin Doda?
Të vetmin kontribut real për komunitetin ka tentativën për vrasje të bashkëqytetarit të tij në mbrëmjen e datës 20 shkurt të vitit 2016, ngjarje e cila është pasqyruar masivisht në shtypin e kohës.
I shpallur në kërkim disa mujor, me akuzën e tentativës për vrasje, çështja e tij është mbyllur, pasi i ati i tij, me detyrë zv.kryetar bashkie ka shfrytëzuar influencën e postit dhe në bashkëpunim me individë të korruptuar në prokuroinë e Pukës, ka bërë të mundur mbylljen e çështjes.
Nuk është rastësore kjo situatë, pasi ardhja e individëve të tillë në krye të degëve lokale të PS, ka një qëllim ogurzi, pasi synohet të ushtrohet presion mbi zgjedhësit dhe të intimidohen votuesit.
Pyetjes së si është e mundur që PS-ja nuk heq dorë kurrë nga individët me rekorde kriminale, qytetarët shqiptarë i japin përgjigje epike: Kjo parti ushqehet në venat e saj me gjakun e vrasjeve dhe perversiteteve të ndryshme të botës kriminale.
Rasti i “emërimit” të Ervin Dodës, në krye të degës lokale të PS Fushë-Arrëz, këtij emri të skeduar nga policia dhe organet ligjzbatuese për veprën penale të tentativës për vrasje, është premisa e dhunimit të standardit të zgjedhjeve të vitit që vjen, duke potencuar tek zgjedhësit imazhin e të fortëve si burimin e votive në favorin e tyre.
“Emërimi” i tij, tashmë ka një arsye që botërisht kuptohet. Të ketë imunitetin politik që ofron partia-shtet, si dhe të shantazhojë votuesit për zgjedhje, duke realizuar përpikmërisht skenarin e Ramës për fitoren e radhës, përmes dhunimit me çdo mjet të zgjedhjeve.
Me individë të tillë, standardi i zgjedhjeve është cënuar pa filluar, ndërsa çelja e negociatave për anëtarësim në BE është thjeshtë utopike, e parealizueshme dhe pse jo, e padëshirueshme nga klasa politike në vend.











