InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Të gjithë kundër korrupsionit, po kush dreqin e bën korrupsionin?

14 Qershor, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
Të gjithë kundër korrupsionit, po kush dreqin e bën korrupsionin?

Nga Mentor KIKIA

Të paktën 2100 njerëz(kaq është kapaciteti i sallës) ndodhen në Pallatin e Kongreseve, në një Konferencë Kombëtare Kundër Korrupsionit. Ministra, deputetë, zv/ ministra, drejtorë, kryetarë bashkie, nëpunës të lartë….jane bërë bashkë për të demonstruar vullnetin e tyre kundër korrupsionit.

Po biem dakord se të gjithë ata njerëz janë vërtet të përkushtuar për ta luftuar korrupsionin. Por mbetet pa përgjigje pyetja: Kur të gjithë këta që kanë pushtetin janë kundër korrupsionit, kush e bën korrupsionin?

“Ka qenë deri para pak vitesh, koha kur të gjitha shërbimet për qytetarët jepeshin me kontakt të drejtpërdrejtë dhe kur shërbimet e përmuajshme, si pagesa e dritave, qytetarët duhet të qëndronin në radhë të gjata, në shi apo diel, që t’ju jepej mundësia të paguanin” – tha Rama. Kryeministri këtu ka të drejtë. Qytetarët plaseshin nëpër sportele për të marrë një certifikatë, një dëshmi penaliteti, nja dhjetë lloje vërtetimesh nëpër zyra taksash, aplikime për pasaporta e karta identiteti… për çdo copë letë do të duheshe të shpenzojë kohë, nerva, energji, dhe padyshim duhej të paguaje edhe ndonjë gjë nën dorë. Tashmë kjo vërtet është kapërcuer. Futja e shërbimeve elektronike e kanë bërë më të lehtë jetën shqiptarëve.

Padyshim që kjo burrokraci gjeneronte një formë korrupsioni, ajo për të cilin qytetarët flisnin dhe ankoheshin çdo ditë. Pikërisht për këtë betejë foli kryeministri në këtë konferencë, të cilën ai tha se e bën çdo ditë.

Dhe ky është “korrupsioni i vogël”, me të clin përballen njerëzit në përditshmërinë e tyre. Ai që i bënte, apo i bën, të fusin dorën në xhep e të paguajnë një rryshfet për të marrë një shërbim që u takon.

Por a është ky korrupsioni që ka gërruer shtetin, ka gërryer ekonominë, ka shkatërruar konkurencën, që zhduk në vrimën e zezë taksat e qytetarëve?

Padyshim që jo.

“Korrupsionin e madh” njerëzit e thjeshtë nuk e shikojnë, nuk e ndjejnë drejtëpërdrejtë, pasi nuk fusin dorën në xhep për tia paguar koston.

Ata nuk i paguajnë nga xhepi koncensionet skandaloze të shëndetësisë, që nga check up-i, deri tek sterilizimi i gërshërëve të operacionit me çmime skandaloze.

Ata nuk i paguajnë nga xhepi koncensionet e inceneratorëve që dogjën miliona euro, por asnjë kg mbetje.

Ata nuk i paguajnë nga xhepi koncensionet milidarere të rrugëve. As portet e aeroportet. Ata nuk paguajnë asgjë kur qeveria u dhuron “investitorëve strategjikë”, dhjetra hektarë tokë në bregdet, për të ndërtuara hotele e vila pa taksa, për shtersën e të pasurve.

Ky është “korrupsioni i madh”. Ky nuk luftohet me dixhitalizimin e shërbimeve. Këtë nuk e luftojnë ata që janë në atë sallë, sepse ata janë ata që e bëjnë këtë.

Qytetarët këtë lloj korrupsioni nuk e prekin, por thjeshtë e vuajnë!

E vijnë kur sëmuren dhe u drejtohen klinikave e laboratorëve privatë.

E vujanë në çmimet skandaloze të karburantit që pagujnë, për shkak të taksave të larta që e shoqërojnë atë.

E vuajnë fermerët që marrin subvensiconin më të ulët në krahasim me fermerët e vendeve të rajonit.

E vuajnë banorët në fshatra që s’kanë rrugë, ujësjellësa, rrjet kanalizimesh, sistem të grumbullimit të mbetjeve…

E vuan mjedisi, që ndotet e degradohet, sepse nuk ka menaxhim mbetjesh urbane.

E vuajnë pyetjet që digjen çdo vit sepse shteti nuk blen dot një helikopter apo avion që të hedhë ujë, sepse nuk ka para.

Përfundimi?

Tenderat – tha kryeministri – do ti bëjë një agjenci e huaj. Nuk do ti bëjnë më ministritë apo agjensitë qeveritare, sepse ato janë të korruptuara.

Sa mirë!

Po sikur ta dorezojme te gjithe qeverisjen, e japim me koncension?

 

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout
Aktualitet

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout

18 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 18 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 18 mars 2026

18 Mars, 2026

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis
Aktualitet

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis

17 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com