Nga Qami Gjyrezi
Sali Berisha po e fundos vetë Foltoren, duke rizgjedhur në isntitucionet drejtuese politikën e vjetër në qendër dhe gjithashtu në Shkodër.
Të gjithë të pakënaqurit nga Basha u zhgënjyen nga Berisha dhe do të vazhdojnë të zhgënjehen me politikën personale, për ta përdorur Foltoren në funksion të non-gratës.
Po përse po promovon gardën e vjetër në Shkodër, Sali Berisha!?
Në kryesinë e Foltores nuk u zgjodh Bardh Spahia që fitoi në primare, dhe me mbështetjen e LSI-së dhe Demokristianëve më 6 Mars.
Ne Foltore u zgjodh Jozefina Topalli, Lorenc Luka që kanë shumë pak mbështetës në Shkodër.
Këtë fakt e vërtetuan zgjedhjet e vitit 2021 me votat që mori Topalli dhe Luka.
As që bëhet fjalë për Astrit Bushatin dhe figura të dorës së dytë në Shkodër, të cilët Berisha i përdorë me një sms dhe nuk guxojnë të ngrejnë zërin.
Së pari Sali Berisha me Topallin dhe Lukën, duke përdorur pjesën tjetër të politikës në Shkodër, kane bërë politikë, duke larguar Klanin e Pjetër Arbnorit që nga viti 1998 deri në vitin 2013.
Së dyti Berisha mendon dhe shpreson se këta politikanë të dështuar do të marrin votat e demokratëve të ndershëm në bastionet e tyre.
Berisha dhe Foltorja do të marrin përgjigjen e shkodranëve, mbasi votuesit ia dhanë përgjigjen Jozefina Topallit dhe Lorenc Lukës i cili gjoja ishte me Bashën në zgjedhjet e vitit 2021 me 1000 vota. Populli thotë: “Më gënjeve një herë, harram e paç, më gënjeve të dytën hallal”.
Ky model politikanësh i kanë gënjyer shkodranët nga viti 2005-2013.
Në politikë nuk ndodh dy herë i njjëjti fenomen
Të rinjtë shkodranë, demokratët dhe elektorati gri kërkojnë ndryshimin, largimin e Edi Ramës dhe largimin e klasës së vjetër politike që i ka gënjyer në 30 vite tranzicion!











