InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Agresioni rus në Ukrainë, një kërcënim për sigurinë ushqimore të Shqipërisë

1 Qershor, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
Agresioni rus në Ukrainë, një kërcënim për sigurinë ushqimore të Shqipërisë

Nga Florion Metohu

Ajo që po ndodh në Ukrainë, si rezultat i agresionit rus, nuk është vetëm një histori horroresh dhe shkatërrimi, që do të ngelet gjatë në memorien kolektive të atij kombi.
Pasojat ekonomiko – sociale të atij konflikti po ndihen në çdo cep të botës, për shkak të pozicionit të veçantë që këto dy vende zenë në sigurinë ushqimore botërore.
Ukraina është quajtur “hambari i botës” dhe bashkë me Rusinë përbëjnë rreth 30% të eksportit ndërkombëtar të grurit, 20% të misrit, 20% të elbit dhe më shumë se 60% të farës së lule diellit. Rusia, gjithashtu, bashkë me Bjellorusinë – e cila është një bashkëpunëtore në pushtimin e Ukrainës – përbëjnë dhe 40% të eksporteve botërore të fertilizantëve.

Eksporti i këtyre produkteve, nga ana e Ukrainës, zhvillohej pothuajse eskluzivisht nëpërmjet porteve të saj në Detin e Zi, të cilët ose janë të pushtuara ose janë nën një bllokadë detare nga ana e flotës ushtarake ruse, duke e bërë të pamundur furnizimin e tregut ndërkombëtar dhe si pasojë edhe rritjen marramendëse të çmimeve.
Aktualisht, sipas Ukrainës, në depot e saj janë të bllokuara rreth 22 milion ton grurë, i cili nuk mund të eksportohet si pasojë e pushtimit rus. Por, ajo që është edhe më shqetësuese, lidhet me faktin e shpërnguljes së detyruar apo angazhimin në mbrojtje të tërritorit të dhjetëra mijërave fermerëve që, nëse lufta do të vazhdoj edhe për shumë kohë, rrezikojnë të mos kthehen, dukë vënë në pikëpyetje sezonin e ardhshëm të mbjelljeve, me pasoja katastrofale për sigurinë ushqimore të qindra miliona personave në mbarë globin.
Shqipëria, sigurisht, nuk është dhe nuk do të jetë e imunizuar nga pasojat e këtij shoku të çmimeve dhe kjo ndihet tashmë në kostot e shportës së produkteve bazë, me tendecë përkeqësimi.

Duke parë gjeografinë e importeve të drithërave kuptohet se sa lehtë është e rrezikuar siguria jonë ushqimore. Në vend të parë në vitin 2021, si shteti prej të cilit Shqipëria importonte më shumë drithëra, ishtë Rusia, që zinte rreth 41.2% të totalit në vlerë, dhe rreth 45.5% në peshë, nga 39.1% në vlerë që zinte në 2020-ën, apo 43.2% në peshë. Në vend të dytë ndjek Serbia, me rreth 36.2% të totalit të importeve në peshë, Franca me 3.5%, dhe Ukraina me rreth 2.93%. Pra, këto katër shtete zënë rreth 88% të totalit të importeve të drithërave në vendin tonë.

Si rezultat edhe i rolit aktiv që ka luajtur në OKB, si anëtare e përkohëshme e Këshillit të Sigurimit, me anë të projekt – rezolutave që dënojnë agresionin rus ndaj Ukrainës, Shqipëria është bërë pjesë e listës së shteteve “jo mike” ndaj të cilëve Moska ka ndërprerë, ndër të tjera, eksportin e drithërave.

Në periudhë afatshkurtër, mundësia më e mirë për Shqipërinë për të zëvendësuar importet ruse është Serbia, pasi Ukraina nuk mundet të eksportoj dhe India, si prodhuesja e dytë më e madhe e grurit, ka pezulluar eksportin per arsye të sigurisë ushqimore të popullsisë së vet, duke patur parasysh rritjen e pakontrolluar të çmimeve në tregjet botërore.

Gjasat janë që konflikti Rusi – Ukrainë nuk do të zgjidhet shpejtë, duke vënë në rrezik sigurinë ushqimore në mbarë arenën ndërkombëtare, për shumë vite në vijim. Kështu që qeveria shqiptare ndoshta duhet të angazhohet në një planifikim afatgjatë të përmbushjes së nevojave me anë të stimulimit të prodhimit të brëndshëm të drithërave.
Subvencionimi i karburanteve dhe i fertilizanteve do ishte hapi i parë. Por një nga politikat me rezultat mbase të menjëhershëm në rritjen e prodhimit vendas do ishte dhe garantimi i shtetit ndaj fermerëve për blerjen e kuotave të caktuara të këtyre produkteve, nëse këta të fundit nuk do arrinin ti shisnin të treg.

Nga njëra anë fermeri do kishte sigurinë dhe rrjedhimisht inçentivin e kultivimit të këtyre kulturave bujqesore, nga ana tjetër Shqipëria do bëhej më auto sufiçente dhe qeveria do kishte mundësi, me anë të blerjes së produktet të pashitura, të krijonte dhe një rezervë strategjike për drithërat duke imunizuar tregun e brendshëm nga shoku i çmimeve në vitet e ardhshme dhe eleminuar ankthin e një krize ushqimore, të cilën jemi duke e përjetuar të gjithë në këto kohëra të vështira.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Gutierres, në 18 maj ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë ka ndihmuar në nxitjen e një krize globale ushqimore që mund të zgjasë me vite nëse nuk kontrollohet. Është momenti që qeveria shqiptare të marri masa proaktive në stimulimin e prodhimit të brendshëm dhe krijimin e një rezerve strategjike.

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026

EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”

27 Qershor, 2026

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë
Aktualitet

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë

25 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com