Pak orë pas ngjarjes tragjike, ku dy fëmijë u mbytën në Liqenin e Prushit në Tiranë, polumbarët e RENEA-s kanë mundur të gjejnë dhe të nxjerrin nga uji trupat e pajetë.
Një 11 vjeçar dhe një 13-vjeçar mësohet se ishin duke u larë në liqen në afërsi të Vaqarrit. bashkë me katër fëmijë të tjerë, por fatkeqësisht këtë pasdite dy prej tyre nuk arritën të dalin më të gjallë prej ujit.
Polumbarët e Reneas nisën kërkimet dhe arritën të gjejnë trupat e fëmijëve rreth dy orë pas ngjarjes tragjike.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.











