Nga Qamil Gjyrezi
Kuvendi i datës 30 Prill vërtetoi edhe njëherë aktin përcarës të Partisë Demokratike të ndërmarrë nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij. Ky kuvend nuk i shërben bashkimit të demokratëve dhe betejës të gjithëve bashkë kundër Edi Ramës. Interesi i Sali Berishës dhe mbështetësve të tij është përçarja, zvogëlimi, lufta dhe armiqësia mes demokratëve dhe ndërtimi i një partie personale, që i shërben vetëm interesit të tij personal dhe non-gratës së tij.
Zgjedhjet në Këshillin Kombëtarë dje ishin vijimi i një partie personale që nuk ka lidhje me Partinë Demokratike. Në Këshillin kombëtarë shumica janë ish-ministra, zv/ministra, ish drejtorë që shqiptarët i kanë larguar në vitin 2013 me shumë vota kundër. Shumica e të zgjedhurve janë individë që i kanë shërbyer Sali Berishës në vite dhe vecanërisht gjatë qeverisjes së mbushur me skandale dhe akte korruptive nga 2005, vecanërisht mbas 2009 dhe të afërm të tij.
Shqiptarët presin zgjidhje dhe alternativa për largimin e Edi Ramës. Ndërtimi i strukturave paralele nga baza në qëndër, nuk është asgjë tjetër, vetëm nje akt turpi për të dëmtuar PD, për të mbajtur gjallë ndasitë mes demokratëve dhe për të shfokusuar PD nga beteja me regjimin e Edi Ramës.
A mund të luftojnë korrupsionin drejtues të akuzuar për korrupsion nga media vendase dhe ajo ndërkombëtare?! Strukturat paralele të Sali Berishës dhe Rithemelimit e përcajnë edhe më shumë PD-në e vërtetë. Në një konferencë për shtyp mbas Kuvendit të datës 30 Prill, Berisha deklaroi se është koha të punojmë për zgjedhjet lokale 2023, duke vazhduar në stilin e lincimit, denigrimit të ish-drejtuesit demokrat Basha si “peng i qeverisë”.
Koha do ta vertetojë se kush është dhe ka qenë peng i Edi Ramës?! Sali Berishën në zgjedhjet e pjesëshme të 6 Marsit e kanë mbështetur reth 23% e elektoratit në disa Bashki të vendit. A mund të fitohet gara për zgjedhjet lokale të vitit 2023 me këtë model politik, sic është Rithemelimi, që po i përcan demokratët dhe ka për qëllim vetëm përdorimin e partisë për qëllimet personale të Berishës.
Sali Berisha nuk e ka hallin tek zgjedhjet lokale, por tek non-grata. Kështu deklaruan edhe përfaqësues të lartë të DASH, që nuk e takuan Berishën, si person non-grata në SHBA. Situata në rajonin e Ballkanit dhe misioni i qeverisë amerikane për të luftuar me cdo mjet korrupsionin masiv në Shqipëri dhe Ballkan nuk e mbështesin Sali Berishën, që do ta izolojë PD-në duke e kthyer në parti non-grata. Zyrtarët amerikanë takuan vetëm përfaqësuesit e PD-së legjitime, Alibeaj dhe Tabaku dhe mbështesin vetëm politikanë pro-perëndimorë që nuk kanë patur të bëjnë me afera korruptive.
Edhe përfaqësuesit e zgjedhur të Rithemelimit nga Shkodra, janë mbështetës të Berishës dhe janë një klan i strukturuar si një linjë paralele që nuk ka të bëjë me demokratët e vërtetë shkodranë dhe nuk e bashkojnë por e përcajnë PD-në në Shkodër. Kuvendi i riciklimit të figurave të korruptuara të PD-së, të dështuara nuk jep shansin PD-së të mundi Edi Ramën. Në këtë kuvend u krijua carja e madhe e PD-së dhe largimi i shumicës së deputetevë të grupit legjitim të PD-së.
Në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 një pjesë e madhe e pjesmarrsëve dhe mbështetësve të tyre krijuan parti personale dhe votuan kundër PD-së. Deputetët që nuk morën pjesë me të drejtë në këtë Kuvend të përcarjes janë votuar nga demokratët e vërtetë dhe shqiptarët që besuan tek ndryshimi dhe largimi i Edi Ramës. Sali Berisha në këtë kuvend është i dështuar, pavarësisht se përpiqet të propagandojë dhe prezantojë optimizëm. Mesazhet e ndërkombëtarëve dhe vecanërisht USA kanë qenë shumë te qarta. Dje u vulos dështimi dhe rrëzimi i politikanit që po e përcan PD-në, të ardhmen e njerëzve, militantëve dhe anëtarëve të PD-së, për interesa personale, non-gratën e tij dhe nuk ka të bëjë me opozitën për largimin e Edi Ramës!











